VLORË - Më i ashpër tregohet në deklaratat e tij, Dhimitër Seva (foto) kryetari i Omonias në Nartë. Ai thotë që këtë problem duhet ta zgjidhin vetë nartiotët. Madje edhe plakave që janë të vetme të nisin të mbajnë armë.
Zoti Seva, ngjarje e rëndë kjo e Nartës?
Na vjen turp të flasim për këtë problem të shëmtuar. Unë mendoj se duhet ta zgjidhim vetë këtë problem, mos presim as nga media, as edhe nga policia. Ne nartiotëve që na dhemb, ne duhet ta zgjidhim me çdo lloj mënyre këtë shëmti, që na ka bërë të flasim me vete. Unë them që të mblidhemi seriozisht si pleqësi dhe të përcaktojmë detyrat. 1,2,3,4….Duhet të mendojmë dhe veprojme çdo çast.
Më thoni një nga masat që mendoni të merrni?
Nëse kërkon një mendim prej meje unë them se plakat që jetojnë vetëm, që nuk janë më shumë se 50 të marrin armë me lejë nga policia. Arma të bën trime, të jep zemër, por edhe frikëson manjakun, që për mua duhet grirë me saçma derri..
Sa raste përdhunimi janë shënuar deri tani?
Nuk ka një të dhënë të saktë, pasi të moshuarat kanë turp të tregojnë. Dihen disa me emra dhe mbiemra, ndonjëra e ka pësuar edhe dy herë, por ajo që dihet saktë është se Narta po vuan dhe u turpërua nga një krim shumë i shëmtuar, që nuk është parë e dëgjuar. Të paktën këto gra të vetmuara duhet të mbajnë ndonjë levë hekuri dhe të tentojnë për tu mbrojtur, por edhe të sulmojnë agresorin.
Në fund të fundit dy duar për një kokë janë. E besoni që na ka zënë frika edhe ne të moshuarve burra, që jetojmë vetëm. Ja unë jetoj vetëm dhe po mendoj që të vendos një roje tek porta. Vijnë edhe për të grabitur dhe mund të ikësh në atë dynja si pa të keq vetëm se përpiqesh të mbrosh pasurinë tënde. Vërtetë është e dhimbshme dha Narta është në zi.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com