/ATSH-AFP/ - Policia mori dhjetëra sinjalizime të tjera përsa i përket fluturimit të dronëve mbi Paris gjatë mesnatës, bënë të ditur burime policore.
"Autoritetet duhet të përcaktojnë nëse të gjitha këto fluturime korrespondojnë me fluturime reale të dronëve", shtoi i njëjti burim, pa dhënë detaje ku ato ishin konstatuar. Asnjë person nuk është arrestuar.
Disa nga këto mjete fluturuese të drejtuara në distancë janë parë disa herë në vende të ndryshme të kryeqytetit javën e kaluar, pavarësisht ndalimit për fluturime mbi Paris.
Ato janë parë veçanërisht përgjatë Senës, sheshit "Concorde" dhe në afërsi të muzeut ushtarak "Invalides" ku ndodhet varri i Napoleonit dhe në disa pjesë të bulevardit periferik pariasian.
Prokuroria ka nisur një hetim për fluturimin e dronëve në zona të ndaluara, besuar seksionit të kërkimeve të xhandarmërisë së transporteve ajrore (GTA).
"Që prej 5 tetorit 2014, 60 fluturime të dronëve janë konstatuar mbi centralet bërthamore apo qytetin e Parisit", deklaroi dje ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve duke siguruar se qeveria kishte marrë masat përballë këtij kërcënimi.
/Shqiptarja.com