Drew Barrymore dhe Adam Sandler, foto e filmit Blended
Tiranë, 5 Janar / ATSH/ - Nuk ka munguar kritika lidhur me produksionet kinematografike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Industria e filmit jo vetëm në Hollivud, por në të gjithë botën, shpenzon miliona dollarë apo euro, për të mbajtur të mbërthyer përpara ekranit të kinemasë dhe jo vetëm, me milona njerëz, të cilët përveç se fansa të mëdhenj të historive të vërteta, animacioneve, atyre horror, romantikë apo të çdo lloj kategorie apo gjinie, dyfishojnë e trefishojnë edhe famën si dhe fitimet që kompanitë prodhuese apo vetë aktorët kanë.
Lidhur me produksionet e dështuara të vitit që sapo lamë pas, prestigjiozja "Time" ka publikuar edhe Top Listën me 10 filmat më të këqinj të 2014-tës.
Transcendence, Johnny Depp
"Hateship Loveship" me aktorin e njohur Kristen Wiig, është filmi i cili renditet i 10-ti dhe që hap Top Listën e dështimeve të vitit të kaluar.
Ndërkohë që edhe super stari hollivudian, Johny Deep, me filmin e tij "Transcendence", renditet mjaft pranë kreut të "të dështuarve", pasi ky film renditet menjëherë pas Hateship Loveship e vjen i pozicionuar në vëndin e 9-të.
"Nut Job" është filmi i animuar, i cili "me dinjitet" renditet në vëndin e tetë, duke zhgënjyer mjaft vogëlushë, të cilët në kohët moderne i kanë zëvendësuar librat e përrallave me kartonat hollivudianë.
Kellan Lutz në filmin The legend of Hercules
Nuk ngelet pas edhe një tjetër yll si Colin Farrell, i cili në filmin "Winter's Tale" vjen i 7-ti në listën e të "pa dëshiruarve".
"The legend of Hercules", tentativa për të risjellë "Legjendën e Herkulit" sërish në ekran, nuk rezultoi e tillë edhe pse aktori i njohur Kellan Lutz bëri të pamundurën për të "ringjallur" Herkulin.
Edhe komedia e intepretuar nga dyshja Jake Johnson dhe Damon Wayans JR. e quajtur "Let's be Cops" edhe pse trasmeton një fantazi të madhe nën efektet e lëndëve narkotike, nuk ka arritur të sjellë arkëtimet e pritura nga kompania dhe ka ardhur në vendin e 5-të.
Jake Johnson dhe Damon Wayans JR në filmin Let's be Cops
Një tjetër komedi vijon të renditet në vendin e 4-t, siç është filmi "Walk of Shame". Edhe pse bukuroshja Elizabeth Banks në rolin e gazetares në film bën të pamundurën në interpretim, filmi duket se nuk është pëlqyer nga shoqëria amerikane.
"Men, Women & Children" nga Jeson Reitman renditet i treti, duke u pasuar nga "A Million Ways to Die in the West", filmi i cili tenton të sjellë një komedi-western dhe që renditet në vendin e dytë të klasifikimit, duke i lënë rradhën fituesit të Top listës së filmave më të këqinj të 2014-tës, me super humoristi e Hollivudit, Adam Sandler, i cili së bashku me aktoren e njohur, Drew Barrymore, kanë arritur të fitojnë listën e filmave më të pa dëshiruar të vitit 2014 me filmin "Blended".
/k.m//a.ke/












