Dhjetëra familjare vijojnë në çadra në Kurbin/ Banori: Më ka ardhur shpirti në majë të hundës! S'kemi marrë një zgjidhje

KURBIN- 3 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, situata për banorët e prekur në zonën e Kurbinit vijon të mbetet e vështirë. Problematika më e madhe paraqitet në fshatra, ku pas dëmtimit të shtëpive dhjetëra familje kanë si strehë të vetme çadrat.

Banorët tregojnë për kushtet e vështira të jetesës në çadra në këto ditë të ftohta të dimrit, por edhe burokracitë e institucioneve që sipas tyre nuk iu kanë ardhur në ndihmë për t'iu krijuar lehtësira me qëllim që të përfitojnë nga programet e rindërtimit.

"Nuk kemi ku të lahemi, nuk kemi asnjë lloj kushti. Kemi shkuar në bashki nuk kemi marrë zgjidhje", tha kryefamiljarja.

"Edhe unë dhe gruaja dhe fëmija nuk kemi ku të jetojmë, e kam të pamundur të paguaj lekë në zyra, më ka ardhur shpirti në maj të hundës me zvarritjen për dokumente në hipotekën e Laçit, jetoj me kanaçe, mbledh kanaçe për një copë bukë", tha kryefamiljari.

Banorët e prekur nga tërmeti i nëntorit në zonat rurale vijojnë të qëndrojnë në çadra për shkak se nuk kanë se ku të lënë bagëtitë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XYZ: 26/02/2020 19:31

    Shajeni Enverin dhe sot mbas vdekjes Nexhmijen!por koha e tyre i boni banesat e termetit te 1979 per 3 muaj gjdo i prekur nga termeti u sistemuan ne kohen rrekord,ne at kohe i gjith populli u mobilizua per ti ndihmuar nga fatkeqesia ,ndersa sot mundohen vetem per ti vjedhur,ky eshte ndryshimi mes komunizmit dhe demokracise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja