Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në fshatin Drojë të Kurbinit.

Flakët janë shfaqur fillimisht në shkurre dhe ferra, ndërsa më pas janë përhapur në një masiv pyjor privat. Si pasojë e zjarrit janë djegur edhe disa koshere bletësh.

Situata është bërë shqetësuese pasi flakët iu afruan banesave, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit drejt tyre.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat bënë të mundur vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.


Lajmi kryesor:

Vendi s'gjen qetësi nga zjarret, vatër aktive në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër! Vihen nën kontroll flakët në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës (VIDEO)