Dhjetëra filmime të sekuestruara
hetohet pista 'Atentat me pagesë'

Dhjetëra filmime të sekuestruara<br />hetohet pista 'Atentat me pagesë'
TIRANË - 6 ditë pas masakrës së ndodhur në lagjen krastë të Elbasanit, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë, hetuesit po marrin në konsideratë si një pistë të mundshme të krimit, atë të atentatit me pagesë. Një fakt i tillë është duke u vlerësuar nga specialistët e hetimit dhe na prokuroria, nisur nga veprimet e kryera, Për këtë shkak, hetuesit janë duke vlerësuar elementë me tendenca të rrezikshme kriminale ndaj krimeve kundër personit dhe me qëllim verifikimin e tyre. Një fakt i tillë është konfirmuar për Report Tv, nga pjestarë të grupit të hetimit të policisë së Elbasanit. 

Veç konflikteve të dyshuara me familjen Mema, policia po heton edhe ate të larjes së hesapeve mes grupeve kriminale që trafikojnë drogë. Mirëpo nga grupi hetimor që është ngritur për këtë çështje po kryhen hetime dhe në një pistë të tretë,e cila bën fjalë për një sher mes disa prej djemve të fisit Çapja dhe anëtarëve të një grupi tjetër kriminal në Elbasan. Madje burimet pohojnë se ka pasur edhe një konflikt fizik mes palëve që më pas është mbyllur fillimisht nga palët, por se nuk përjashtohet mundësia që konflikti të ketë agravuar më vonë. 

Ndërkaq edhe gjatë të shtunës në mbrëmje dhe orëve të paradites së të dielës, policia lokale dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, kanë kryer kontrolle në disa banesa, lokale dhe garazhde në qytetin e Elbasanit, por edhe qytete të tjera për rreth me qëllim gjetjen e të dhënave që mund t’i shërbejnë hetimit.

Veçanërisht hetuesit po kërkojnë mjete të ngjashme me atë që dyshohet se është përdorur në atentat. Ekspertët kriminalistë, tashmë janë duke përgatitur një raport ekspertimi mbi armët e gjetura nga policia në vendin e ngjarjes. Me 1 shkurt persona të paidentifikuar u afruan me një autoveturë pranë një lokali ku ndodheshin pjestarë dhe miq të familjes Çapja dhe hapën zjarr. Nga të shtënat mbetën të vdekur Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Po kështu u plagosën edhe 8 persona të tjerë.
 
Te tjera detaje per ngjarjen
Pesë netë pas atentatit mafioz me 3 të vdekur e 8 të plagosur në Elbasan, prokuroria e këtij qyteti ka rregjistruar procedimin penal për masakrën për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim”. Dhe gjatë ditës së djeshme strukturat policore kanë kryer dhjetëra kontrolle në banesa dhe garazhet apo parkimet e serviset private të Elbasanit, por nuk kanë arritur të bien në gjurmët e mjetit, nga zbritën tre autorët që qëlluan me armë automatike drejt anëtarëve të fisit Çapja. 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja