Raportohet se dhjetëra kufoma ushtarësh rusë u braktisën në fushën e betejës dhe në shtëpitë e fshatrave pas tërheqjes së forcave ruse, të çliruara nga ushtarët ukrainas në rajonin e Kharkiv.
Ky lajm u bë i ditur nga Kreu i Administratës Ushtarake rajonale Oleg Sinegubov, raportuar nga “Ukrinform”.
“Trupat e tyre i gjejmë rrugëve, nëpër shtëpi, as nuk i kanë varrosur, i kanë lënë në deponi. Kur tërhiqen nuk i marrin trupat e ushtarëve të tyre. Kjo dëshmon edhe një herë për etikën, parimet dhe parimet e tyre dhe rregullat e luftës”, tha Sinegubov.
Lajmi kryesor:
SHBA: Moska dëshiron të sjellë luftën në Transnistria! Bjellorusia vendos trupa në kufi me Ukrainën! Macron-presidentit kinez: Armëpushimi është urgjent









