Dhjetëra mijëra izraelitë iu bashkuan demonstratave të shtunën kundër planeve të reformës gjyqësore të qeverisë së re të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Protestat u organizuan në dy sheshet kryesore të Tel Aviv në një revoltë kundër reformës së gjyqësorit të shpallur nga kreu i qeverisë, e cila sipas protestuesve synon të kontrollojë drejtësinë dhe të shkatërrojë balancat demokratike
Mes atyre që protestuan ishte edhe ish-kryeministri izraelit Yair Lapid.
"Njerëzit që e duan shtetin erdhën për të mbrojtur demokracinë e tij, gjykatat e tij, idenë e një jete të përbashkët dhe një të mirë të përbashkët," shkroi Lapid në Twitter, duke u zotuar të "mos dorëzohet derisa të fitojmë".
Netanyahu thotë se protestat po organizohen nga kundërshtarët e majtë, të cilët nuk duan të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit të kaluar.
Protestuesit thonë se e ardhmja e demokracisë izraelite është në rrezik nëse planet, të cilat do të forcojnë kontrollin e qeverisë mbi emërimet gjyqësore dhe do të kufizojnë kompetencat e Gjykatës së Lartë për të rishikuar vendimet e qeverisë.
Përveç kërcënimit të pavarësisë së gjyqtarëve dhe dobësimit të mbikëqyrjes së qeverisë dhe parlamentit, ata thonë se planet do të minojnë të drejtat e pakicave dhe do të kriojnë më shumë korrupsion.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 642
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli kryen operacione në Bregun Perëndimor 2 ditë pas nënshkrimit të armëpushimit në Gaza, 8 të vdekur
21 Janar, 17:21
-
Shefi i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit të 7 tetorit
21 Janar, 16:06
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Armëpushim në Gaza/ Hamasi ia dorëzon Kryqit të Kuq, 3 pengjet e para gra ndodhen në Izrael: Të shtunën lirohen të tjerë! Netanyahu: Ditë e madhe!
19 Janar, 07:52
-
Sulm me thikë në Tel Aviv, 1 i plagosur, sulmuesi vritet me armë zjarri nga një civil! Dyshohet për akt terrorist (VIDEO)
18 Janar, 16:26
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Qeveria izraelite miraton armëpushimin me Hamasin, nesër shkëmbimi i parë i pengjeve! Netanyahu: Ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar luftimet
18 Janar, 07:35
-
Kabineti i sigurisë i Izraelit miraton marrëveshjen me Hamasin
17 Janar, 15:51
-
Izraeli e Hamasi nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit! Kabineti i sigurisë së shtetit hebre e miraton, pritet qeveria! Të dielën lirohen 3 gratë e para të marra peng
17 Janar, 10:29
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
VIDEOLAJM/ Po raportonte për marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, gazetari heq jelekun antiplumb dhe helmetën
16 Janar, 11:40
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16