Dhjetëra pisha të thara në Lungomare të Vlorës, qytetarët: I than dallga e detit, duhen zëvendësuar

Dhjetëra pisha të thara në Lungomare të Vlorës, qytetarët: I than dallga e detit, duhen zëvendësuar

Me dhjetra pisha janë tharë përgjatë Lungomares së Vlorës, duke krijuar një pamje aspak e hijshme për vendasit e turistët e shumtë. Kjo problematikë është shfaqur prej disa vitesh, por Bashkia e Vlorës nuk ka marrë asnjë masë për zëvendësimin e drurëve dekorativ. Qytetaret shprehen të shqetësuar pasi një investim me miliona euro ka shkuar dëm.

“Pishat i thau dallga e detit, uji me kripë. Klima këtu nuk është e përshtatshme për pishat. Duhet të zëvendësohen urgjentisht. U bën dëm kripa pishave, ndaj janë tharë. Ata që i mbollën janë pa mend në kokë, ja shiko si janë bërë! Këtu do thahen të gjitha”, tha qytetarët.

Shtëtitorja përgjatë vijës bregdetare të qytetit të Vlorës, njohur si ‘Lungomare 1”dhe “Lungomare 2” është financuar nga Qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian, me një vlerë totale prej 17.2 milion eurosh. Aktualisht është duke u zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit projekti “Lungomare 3” nga Uji i Ftohtë deri në Orikum.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës