Lufta Izrael - Hamas/ Mbi 42 të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Lufta Izrael - Hamas/ Mbi 42 të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Të paktën 42 njerëz u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan autoritetet lokale që drejtohen nga grupi militant, Hamas. Sulmet ndodhen pranë kampit Al-Shati, një nga tetë kampet e refugjatëve në Rripin e Gazës dhe në lagjen Al-Tuffah. Ndërkohë, një shtetas izraelit u gjet i vrarë me armë zjarri në një qytet palestinez në Bregun Perëndimor, njoftoi ushtria izraelite.

Të paktën 42 njerëz u vranë nga sulmet e ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës, njoftuan autoritetet lokale, që kontrollohen nga Hamasi.

Nga sulmi që ndodhi pranë kampit Al-Shati, një nga tetë kampet e refugjatëve në Rripin e Gazës, humbën jetën 24 persona, tha një zyrtar lokal për agjencinë e lajmeve Reuters. 18 palestinezë të tjerë u vranë në një sulm ajror në lagjen Al-Tuffah.

Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se avionët e saj goditën dy objekte të infrastrukturës ushtarake të Hamasit.

Pamjet e siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë dhjetëra palestinezë duke kërkuar me nxitim për viktima mes shtëpive të shkatërruara. Më shumë se tetë muaj pas nisjes së luftës ofensiva e Izraelit tani është e përqendruar në qytetin Rafah, në skajin jugor të Gazës dhe zonën përreth Deir al-Balah, në qendër.

Banorët thanë se tanket izraelite kanë hyrë në zonat perëndimore dhe veriore të Rafahut ditët e fundit. Të shtunën forcat izraelite bombarduan gjithshtu disa zona nga ajri dhe toka, duke detyruar shumë familje, që jetojnë në zonat e përshkruara si “zona humanitare” të largohen drejt veriut.

Në një tjetër zhvillim, një shtetas izraelit u gjet i vrarë me armë zjarri në një qytet palestinez në Bregun Perëndimor të shtunën në mëngjes, njoftoi ushtria izraelite. Burri u qëllua me armë në qytetin Qalqilya, ndërsa ky njoftim vjen një ditë pasi forcat izraelite vranë dy militantë në të njëjtin qytet të Bregut Perëndimor.

Dhuna shpërtheu në Bregun Perëndimor pas fillimit të luftës Izrael-Hamas tetorin e kaluar. Që atëherë, të paktën 549 palestinezë në territor janë vrarë nga forcat izraelite, thotë Ministria palestineze e Shëndetësisë. Gjatë të njëjtës kohë, palestinezët në Bregun Perëndimor kanë vrarë të paktën nëntë izraelitë, përfshirë pesë ushtarë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi pasi grup i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian, bëri një sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë, sipas të zyrtarëve izraelitë.

Përgjigja ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka shkatërruar një pjesë të madhe të territorit, ka vrarë mbi 37,551 persona dhe ka plagosur mbi 85,911të tjerë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, të drejtuar nga Hamasi dhe e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.VOA

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'