Reshjet ia kanë lënë vendit diellit dhe temperaturave që shkojnë deri në 28 gradë celsius. Favorizuar nga moti i ngrohtë dhjetëra vendas e turistë të huaj frekuentuan bregdetin këtë të shtunë.
Ksamili duket më i bukur se kurrë këtë fund marsi me detin e kristaltë, rërën e bardhe. Siç shihet në pamjet e xhiruara nga Report TV, kryesisht të rinjtë zgjodhën të marrin rreze dielli. Kur ende nuk është çelur zyrtarisht sezoni dhe nuk janë hapur çadrat, plazhi i Ksamilit mund të shfrytëzohet pa pagesë.
Edhe shëtitorja e Sarandës është plot me turistë që po shijojnë fundjavën pranë detit të kaltër.
Tek Uji i Ftohtë në Vlorë gjejmë turistë nga Ukraina, Polonia por dhe shqiptarë të Kosovës që po kalojnë 2-3 ditë pushime në jug të vendit.
“Ne jemi grup nga Polonia kemi ardhur me agjenci dhe po qendrojmë në Vlorë. Këtu gjithçka është e mrekullueshme. E gjithë vija bregdetare na pëlqen sepse pamë dhe Sarandën e Ksamilit.
"Shumë bukur na pëlqen Vlora, po marrim rreze, po shijojmë natyrën dhe gjithçka që ofron ky vend”.
“Jemi nga Ukraina, kam ardhur me bashkëshortin për fundjavë. Po kënaqemi shumë.
Koha është e bukur, por deti ende s’është gati për të notuar. Megjithatë më të guximshmit nuk hezitojnë të provojnë një zhytje!
*Punuan për Report Tv e Shqiptarja.com Armand Xhelili, Limos Didani dhe Aldo Mustafa
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Taksistët e Sarandës në protestë te Bashkia: Ka vajtur 'thika' aty ku s'mban më! Ndal licencave pa kriter! S'kemi as vendparkime
4 Shkurt, 17:27
-
Vlorë/ Ushtroi dhunë dhe e kërcënoi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari
4 Shkurt, 14:22
-
Resorti në Sazan, Financial Times: Si e zbuloi Kushner bregdetin e Shqipërisë! Rama: Lidhja e Trump me projektin luksoz, vlerë e madhe, s'mund ta fsheh
3 Shkurt, 21:07
-
Vlorë/ Shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion, në kërkim dy tutoret e huaja
3 Shkurt, 09:07
-
‘Zanatin ma mësoi gruaja, s’kam turp ta pranoj’, Ladi e Katerina Shakaj, çifti i orëndreqësve rrëfejnë historinë: Bashkë në jetë e punë
2 Shkurt, 14:30
-
Vlorë/ Ishte duke lëvizur me shpejtësi, Benzi godet shtyllën dhe përfundon në kahun e kundërt
2 Shkurt, 12:56
-
Tentuan të vidhnin sende me vlerë në kishën e Ksamilit dhe dhunuan rojën, në pranga dy hajdutët ‘serialë’! Grabitën edhe banesa në Finiq
2 Shkurt, 12:21
-
Sarandë/ Akt vandalizmi në kishën e Ksamilit, 2 persona dëmtojnë ikonat dhe objektet e kultit! Vihen në pranga (FOTO+VIDEO)
1 Shkurt, 19:17
-
'Bypass i Vlorës', rruga e mbetur rrugëve prej një dekade! E ndërtoi Gener 2 dhe ARRSH e pranoi, banorët: Nga shpresë, u kthye në problem (VIDEO)
1 Shkurt, 18:27
-
Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë! Sofra çame, trashëgimia me këngë e valle tradicionale
1 Shkurt, 12:28
-
Vlorë/ U kapën me 3.4 kg kokainë e heroinë, arrest me burg për 2 të arrestuarit
1 Shkurt, 11:51
-
Virozat e stinës tejmbushin Pediatrinë e Vlorës, në 48 orë shtrohen 80 fëmijë! Pediatrja jep këshillat: Ja mosha më e rrezikuar
31 Janar, 15:36