TIRANË - Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve përmes një deklarate ndërsa ka përshëndetur ligjin e ri mbi TVSH-në që hynë në fuqi nga data 1 janar 2015 ka kërkuar që të plotësohet me aktet nënligjore të nevojshme.
Ligji i ri për TVSH ka një ndryshim shumë të rëndësishëm për sektorin e regjimit të përpunimit aktiv (fason). Ky ndryshim ka të bëjë me marrëdhëniet me nënkontraktorët. Ai konsiston në heqjen e statusit si " i përjashtuar nga tvsh" për nënkontraktorët, të cilët me këtë status nuk e faturonin TVSH për shërbimin dhe gjithashtu nuk rimbursonin TVSH për blerjet.
“Mos rimbursimi i TVSH për blerjet nga nënkontraktorët ishte një padrejtësi dhe anormalitet i ligjit, gjë për të cilën DHKPV ka ngritur zërin shumë herë dhe nuk është dëgjuar nga njeri.” – thuhet në deklaratën e Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve duke shtuar se ana pozitive është se do të kryhet rimbursimi i TVSH-së në blerje nga nënkontraktorët.
Më tej DHKPV është ndalur edhe në anët negative që sipas tyre sjell ligji duke kërkuar edhe plotësimin sa më shpejt aktet nënligjore dhe të sigurojnë në mënyrën sa më të shpejtë të mundshme njohjen e sipërmarrjes me këtë akt.
“Kjo do të asfiksojë sektorin, sepse kërkon bllokimin e një sasie të madhe likuiditeti nga ana e kontraktorëve kryesorë. Për pasojë do të çojë në ndërprerjen e marrëdhënieve me nënkontraktorët brenda sektorit fason. Pasojat për rrjedhim janë: mbyllje të plota ose të pjesshme të ndërmarrjeve nënkontraktore, pra falimentim biznesesh dhe rritje të papunësisë; më pak kontrata në sasi të sektorit fason si rezultat i mungesës së bashkëpunimit brenda sektorit, pra më pak eksporte; ulje të konkurueshmërisë në tregun ndërkombëtar, si rezultat i mungesës së fleksibilitetit brenda sektorit.”- thuhet më tej në Deklaratën e DHKPV.
Deklarata e plotë e Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve
Sikundër është bërë e ditur, duke filluar nga data 1 Janar 2015, hyn në fuqi ligji i ri "Për tatimin mbi vlerën e shtuar". Ky Ligj, sikurse dihet, synon harmonizimin dhe përputhshmërinë e tij me dispozitat e Direktivës së Këshillit 2006/112 datë 28.11.2006, "Për Sistemin e përbashkët të TVSH-së", të konsoliduar.
Ligji i ri për TVSH ka një ndryshim shumë të rëndësishëm për sektorin e rregjimit të përpunimit aktiv (fason). Ky ndryshim ka të bëjë me marrëdhëniet me nënkontraktorët. Ai konsiston në heqjen e statusit si " i përjashtuar nga tvsh" për nënkontraktorët, të cilët me këtë status nuk e faturonin TVSH për shërbimin dhe gjithashtu nuk rimbursonin TVSH për blerjet.
Mos rimbursimi i TVSH për blerjet nga nënkontraktorët ishte një padrejtësi dhe anormalitet i ligjit, gjë për të cilën DHKPV ka ngritur zërin shumë herë dhe nuk është dëgjuar nga njeri. Vendosja e statusit të mësipërm ka qënë rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të sektorit, si një domosdoshmëri për të lehtësuar marrëdhëniet me nënkontraktorët, duke rritur bashkëpunimin brenda sektorit fason.
Ky ndryshim nuk është gjë tjetër, por rikthim në ligjin e mëparshëm.
Ana pozitive është se do të kryhet rimbursimi i TVSH-së në blerje nga nënkontraktorët. Ana negative është që do të vendoset TVSH në faturimet që nënkontraktorët do të bëjnë për punën e kryer.
Kjo do të asfiksojë sektorin, sepse kërkon bllokimin e një sasie të madhe likuiditeti nga ana e kontraktorëve kryesorë. Për pasojë do të çojë në ndërprerjen e marrëdhënieve me nënkontraktorët brenda sektorit fason. Pasojat për rrjedhim janë: mbyllje të plota ose të pjesshme të ndërmarrjeve nënkontraktore, pra falimentim biznesesh dhe rritje të papunesise; më pak kontrata në sasi të sektorit fason si rezultat i mungesës së bashkëpunimit brenda sektorit, pra më pak eksporte; ulje të konkurueshmërisë në tregun ndërkombëtar, si rezultat i mungesës së fleksibilitetit brenda sektorit.
Pavarësisht këtyre objeksioneve të anëtarëve të DHKPV, Ministria e Financave i ka miratuar tashmë ndryshimet, sipas të cilave (Neni 25/6*)-“1. Kryerja nga nënkontraktorët e furnizimit të shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare, të destinuara për t’u rieksportuar për personat e tatueshem të autorizuar mbi bazën e dispozitave që parashikon Kodi Doganor, për operacione nën regjimin e përpunimit aktiv, është furnizim i përjashtuar. 2.Ministri i Financave përcakton me udhëzim dokumentacionin e nevojshëm, për zbatimin e përjashtimit”.
Sipas ndryshimeve të mësipërme, duke filluar nga 1 Janar 2015, sektori i rregjimit të përpunimit aktiv do të ndodhet përballë disa të panjohurave, që vijnë edhe nga mungesa e aKteve nënligjore. Edhe pse tanimë është koha e lidhjes së kontratave me nënkontraktorët, subjektet e DHKPV në fushën e veshjeve dhe këpucëve e kanë të vështirë të lidhin kontrata afatgjata, duke mos njohur asnjë dokumentacion plotësues, urdhër, udhëzim etj, të cilat vijojnë të mungojnë.
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve, i kërkon me urgjencë autoriteteve publike, sidomos atyre të DPT, të bëjnë gati aktet nënligjore (udhëzimin përkatës) dhe të sigurojnë në mënyrën sa më të shpejtë të mundshme njohjen e sipërmarrjes me këtë akt. Mungesa e tij dëmton subjektet dhe ka krijuar një paqartësi edhe për investitorët e huaj.
DHKPV shpreson dhe mirëpret angazhimin e autoriteteve publike për këtë domosdoshmëri në funksionimin normal të sipërmarrjes në fushën e veshjeve dhe këpucëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com