Dhoma Amerikane e Tregtisë:
Të hiqen referencat në Dogana

Dhoma Amerikane e Tregtisë:<br />Të hiqen referencat në Dogana
Në një takim me administratën Doganore, përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë kërkuar heqjen e çmimeve referencë, si dhe të rikthimit të pagesave të dyfishta të vjelura nga kompania e skanimit Rapiscan për rreth 4 muaj.

Nga ana e saj, Drejtoresha e përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu tha se është tkurrur ndjeshëm aplikimi i çmimeve referencë, ndërkohë që shërbimet e reja online ofrojnë lehtësi të dukshme për bizneset.

Duke i'u referuar vitit 2015 ju bëjmë me dije që gjithë zhdoganimet e importeve në masën 89% janë kryer me çmimin e transaksioneve. Ndërsa me metodat e tjera alternative janë vetëm 11%. Ne nuk jemi në pozita pasive, jemi në pozita aktive dhe kjo gjithmon në shërbim të biznesit” është shprehur ajo.

Gjatë takimit Fagu i ftoi bizeset të aplikojnë deklarimin elektronik, gjë që shmang vonesat e korrupsionin, ndërkohë që njoftoi se pas një muaji do të lançohet portali internet dogana, ku kompanitë mund të llogarisin tarifat e të kryejnë një seri veprimesh.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

23 vite që jetonin në Greqi, çifti u nda për 5 vite, Enkelejda i dha një mundësi tjetër për hatër të fëmijëve

23 vite që jetonin në Greqi, çifti u nda për 5 vite, Enkelejda i dha një mundësi tjetër për hatër të fëmijëve