Korrupsioni pengesa kryesore për investimet amerikane, Yuri Kim thirrje qeverisë: Jepi përparësi klimës së biznesit

Korrupsioni dhe informaliteti në ekonomi janë pengesë për rritjen e investimeve amerikane në vendin tonë. Në këtë përfundim doli presidenti i dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço.

Lufta ndaj korrupsionit, rritja e konkurrencës dhe përmirësimi i klimës së biznesit në Shqipëri ishin në fokus të asamblesë së përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

“Ka një shqetësim në rritje dhe pakënaqësi me politikat e brendshme të vendit. Indeksi i Biznesit, matësi vjetor i AmCham tregon se shumë shpesh praktikat në mënyrën e të bërit biznes nuk janë të drejta”, tha presidenti i dhomës Amerikane.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim i bëri thirrje qeverisë të zgjidhë disa probleme që shqetësojnë bizneset e huaja sot.

“I bëjmë thirrje qeverisë ti japë përparësi klimës së biznesit, duhet të vazhdoj Reforma në Drejtësi, të zgjidhet problemi i pronave të rritet konkurrenca e drejtë. Duhet të shpalosen burimet e mëdha që ka Shqipëria”, tha Kim.

Ndërsa presidenti i dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço pohoi se biznesi e qytetarët po paguajnë kostot e ekonomisë gri e të zezë.

“Sot janë tre hije që karakterizojnë ekonominë shqiptare. Është ekonomia e bardhë, e cila është e pastër, por është edhe ekonomia gri dhe ajo e zezë. Dhe ju (anëtarët) punoni në ekonominë e pastër por jeni duke paguar kostot e anës së errët të ekonomisë. Kjo nuk është e drejtë dhe duhet të marrë fund” tha Jaço.

Teksa pranoi se shumë çështje që dëmtojnë biznesin ende nuk janë zgjidhur ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tha se do të merren në konsideratë të gjitha sugjerimet për të rritur investimet në vend.

Jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur as investimet amerikane, ku theksi është vënë tek ndërtimi i Skavicës nga dhe vënia në punë e TEC-it të Vlorës.  Përfaqësuesja e kompanisë Bechtel që do të ndërtojë Skavicën, investimin e lidhi me krizën globale.

“Është kënaqësi të kthehemi në Shqipëri për të ndërtuar një vepër të rëndësishme. Në këtë krizë globale projekti i Skavicës merr edhe më shumë vlerë”, pohoi përfaqësuesja e kompanisë Bechtel Eneida Ruçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:48
Asambleja e Dhomës Amerikane, Yuri Kim: SHBA në Shqipëri ka 3 prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin! Qeveria t'i japë përparësi klimës së biznesit

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha nga asambleja e Dhomës Amerikane se SHBA ka 3 prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin! Kim tha se qeveria t'i japë përparësi klimës së biznesit.

'30 vite më parë Shqipëria dhe SHBA vendosën marrëdhëniet diplomatike që ndodhi nga vullneti. Gjatë këtyre 30 viteve është e pabesueshme sa të afërt janë vendet. Kemi 3 prioritete Demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. SHBA janë ekonomia më e madje në botë dhe shumë mund të përfitohet nga Shqipëria, më shumë punësim, më shumë investimet.

Përveç projekteve të mëdha si Skavica dhe TEC i Vlorë ju mund të shihni marrëdhëniet e tjera tregtare. I bëjmë thirrje qeverisë ti japë përparësi klimës së biznesit, duhet të vazhdoj Reforma në Drejtësi, të zgjidhet problemi i pronave të rritet konkurrenca e drejtë. Duhet të shpalosen burimet e mëdha që ka Shqipëria.'- tha Kim.

Ora 18:37
Dhoma Amerikane, ministrja e Financave: Do të fokusohemi tek përmirësimi i klimës së biznesit në vend

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se vendi ynë do të fokusohet në përmirësimin e klimës së biznesit. Ibrahimaj tha se ka ende punë kundër luftës së pastrimit të parave dhe të korrupsionit

'Qasja ndaj biznesit ka qenë dëgjuese dhe bashkëpunuese. Gjatë procesit të fiskalizimit kam dëgjuar të gjitha sugjerimet e biznesit dhe kanë ndihmuar në zbatimin e ligjit të fiskalizimit në vend. Që në ditët e para të detyrës time jam njohur me rekomandimet e tua dhe do shërbejnë si platformë për bashkëpunimin tonë në mënyrë që investimet të rritet. Dëshmi e qartë për mbështetjen e biznesit janë reduktimi i burokracive dhe rritja e konkurrencës. Pritshmëritë për rritjen ekonomike janë një nivel prej 7.6%. Jeni goditur nga tërmetit e pandemia por keni ruajtur vendet e punës. Ne e dimë që përpjekjet nuk janë të mjaftueshme por të gjitha rekomandimet, dhe indekset që bëni janë të rëndësishme për të përmirësuar klimën e biznesit. Kemi punë kundër luftës së pastrimit të parave dhe të korrupsionit. Fiskalizimi është ndihmë për të luftuar informalitetetit. Ka shumë për të bere në respektimin e kontratave, por reforma në drejtësi është një mbështetje. Korrupsioni dhe informaliteti janë problemet që keni më shume sot dhe këtu do fokusohet edhe puna jonë duke ngritur sisteme për të lehtësuar bërjen e biznesit në Shqipëri.'- tha Ibrahimaj.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!