Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i mbledhur më datë 25.11.2015 mori në shqyrtim ndryshimet ligjore të propozuara nga Këshilli i Ministrave për ndryshimin e ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe në ligjet e tjera të paketës fiskale, të cilat janë aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë shpreh indinjatën e tij, pasi komuniteti i avokatëve nuk është konsultuar si grup interesi në procesin e hartimit të këtij ligji.

Në ligjin nr 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, nga ana e Këshillit të Ministrave është propozuar që pas paragrafit të katërt, të nenit 9, “Llojet e kontributeve për t’u paguar”, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“Për kategori të veçanta personash, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale, përfshirë edhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, profesionet, paga për efekt të llogaritjes së kontributeve si dhe kriteret e përcaktimit të saj, deri në nivelin e pagës maksimale, caktohen nga Këshilli i Ministrave.”

Sipas këtij paragrafi që propozohet të shtohet është parashikuar që profesioneve të lira, ku përfshihet edhe profesioni i avokatit, llogaritja e kontributit për sigurimet shoqërore të bëhet mbi bazën e pagës maksimale që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.

Në këto kushte duke marrë në konsideratë këtë parashikim të bërë nga hartuesit e ligjit, konstatohet se pagesat që duhet të kryejnë avokatët nëse ligji do të miratohet do të jenë afërsisht në shumën e rreth 25.000 lekëve çdo muaj si kontribut për sigurimet shoqërore. Një propozim i tillë jo vetëm qëështë në kundërshtim me vetë frymën e ligjit nr, 7701, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, por njëkohësisht nuk bazohet në realitetin dhe të ardhurat që realizojnë nga puna e tyre avokatët në Republikën e Shqipërisë.

Ky propozim është në kundërshtim me frymën e ligjit për sigurimet shoqërore, për faktin se kontributi për sigurimin shoqëror është një detyrim monetar që paguhet edhe nga personi, qëështëi vetëpunësuar, me qëllim përfitimin e pensionit të pleqërisë dhe përfitimeve të tjera që ofrohen nga skema e sigurimeve shoqërore të detyrueshme. Në këto kushte Këshilli i Ministrave mund të vendosë vetëm minimumin e pagës mbi bazën e të cilës llogaritet ky detyrim dhe jo të përcaktojë pagën maksimale. Është dëshira e çdo të vetë punësuari që të paguajëmë shumëkontribute, se pagesa minimale e vendosur nga Këshilli i Ministrave dhe jo detyrim ligjor për të paguar mëtepër.

Nga hartuesit e projektligjit nuk është marrë për bazë në llogaritjen e këtij detyrimi edhe gjendja reale e ushtrimit të këtij profesioni sot, si dhe të ardhurat që krijohen nëpërmjet ushtrimit të këtij profesioni. Anëtarët e Dhomës Kombëtare të Avokatisë kanë ngritur si shqetësim kryesor,se paga e propozuar, mbi bazën e të cilës është propozuar të llogaritet ky detyrim, është mëi lartë se sa vetë të ardhurat mujore, që ata arkëtojnë nga puna e tyre gjatë një periudhe një mujore. Situata e ushtrimit të profesionit nuk është e njëjtë në të gjitha rrethet gjyqësor të Republikës së Shqipërisë, pasi numri içështjeve që mund të trajtohen nga avokatët në pjesën më të madhe të rretheve gjyqësore ështëikufizuar. Po kështu edhe të ardhurat e personave që kërkojnë shërbimin e avokatisë janë të ulëta, dhe në këtë kuptim nuk ka kuptim që detyrimi për pagimin e kontributit të jetë mëi lartë nga e ardhura reale që realizojnë nga puna e tyre avokatët.

Njëkohësisht ky propozim është diskriminues dhe pengues për avokatët e rinj që futen në profesionin e avokatisë, për shkak të të ardhurave të pakta që këta mund të realizojnë nga puna e tyre. Në këtë mënyrë projektligji favorizon konkurrencën e pabarabartë të këtyre profesionistëve të futur rishtaz në treg me avokatët apo zyrat e avokatisë të konsoliduara në treg. Kjo do të sjellë për pasojë që shumë avokatë të rinj të detyrohen të mbyllin veprimtarinë e tyre për shkak të mos përballimit të këtij detyrimi për ta.

Në këto kushte Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë I kërkon propozuesve të këtij projekti që të ndryshojnë parashikimin e bërë në ligjin e propozuar përsa i përket profesionit të avokatit.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të përdorë të gjitha rrugët dhe mjetet ligjore për të kërkuar nga hartuesit e këtij projekti ndryshimin e tij duke marrë në konsideratë propozimet që do të bëjë Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Kryetari
Prof. Dr. Maksim R. Haxhia