Durrës/ Dhoma e Avokatisë merr vendimin: Bojkot seancave gjyqësore nga data 3 deri në 7 qershor

Durrës/ Dhoma e Avokatisë merr vendimin: Bojkot seancave gjyqësore nga data 3 deri në 7 qershor

DURRËS- Bojkotim të të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale është vendimi i Dhomës së Avokatisë Durrës, nga 3 deri në 7 qershor.

Përmes një letre dhoma lajmëron Kryetaren e KLGJ, Gjykatën e Durrësit dhe Dhomën e Avokatisë në Tiranë se avokatët nuk do të marrin pjesë në gjyqe për shkak të moszgjidhjes së  problemit të lënies së avokatëve jashtë ambienteve të gjykatës.

Avokatët thonë se ata do të shkojnë vetëm në seancat për masë sigurimi  apo shuarje vendimi.

Të nderuar!

Pas ezaurimit të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemit së lënies së Avokatëve jashtë ambjenteve të Gjykatës Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Dunës, si dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të antarëve të Dhomës së Avokatisë Durrës, Kryesisë së Dhomës dhe Komitetit Drejtues, Dhoma e Avokatisë Durrës ka marrë vendimin për:

"...Bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale".

Përjashtim nga ka ky bojkotim bëjnë pjesë vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurimit, zëvednësimin dhe shuarjen e tyre. Ky vendim ka efekt për datat 03.06.2024-07.06.2024, periudhë gjatë ose pas së cilës dhoma do të dal me një vendim të ri.

Sqarojmë se të gjithë avokatët të cilët do të rezultojnë se kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore për të cilat me këtë vendim është bërë bojkotimi i tyre, Komiteti i Disiplinës do filloj procedim administrativ ndaj tyre.

DHOMA VENDORE E AVOKATISË DURRËS

KRYETAR

Av. Lorval PETANI

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë