TIRANE- Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, si shoqata më përfaqësuese e subjekteve të regjistruara në sektorin e regjimit të përpunimit aktiv (fason), pjesë përbërëse dhe aktive e Komisionit të Posaçëm të ngritur nga kryeministri Rama pranë MZHETS, ka mirëpritur dje politikat lehtësuese të qeverisë në sektor.
Ajo e vlerëson këtë nismë të qeverisë, sepse një nismë e tillë u ndërmor për herë të parë në këto nivele, ku krahas sipërmarrjeve përfaqësuese, merrnin pjesë edhe përfaqësues të tetë ministrive të lidhura me sektorin.
Në një letër të presidentit të saj Arben Peçi, theksohet se Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve vlerëson angazhimin e ekspertëve të biznesit dhe të qeverisë për të gjetur dhe ofruar zgjidhje adekuate dhe të vlefshme për biznesin që punon me material porositësi. “Sipërmarrja vlerëson të gjitha zgjidhjet e ofruara nga Komisioni i Posaçëm dhe shpreh mbështetjen për realizimin praktik të të gjitha angazhimeve të marra.
Ne jemi të bindur se lehtësitë e ofruara dhe të promovuara nga kryeministri i vendit do të angazhojnë kapacitetet e lira të sipërmarrjeve tona për të rritur jo vetëm punësimin, por edhe të ardhurat në kushtet e mungesave të njohura të investimeve të huaja dhe të dërgesave të emigrantëve”.
Shkrimi u publikua sot (22.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com