Gerti Shella përfaqësues i kësaj zyre deklaron se do angazhohen për reflektimin e të gjitha rekomandimeve në Kodin e ri zgjedhor.
Gjithashtu Shella u shpreh se në Kodin e ri duhet të reflektohet dhe zbatohet plotësisht edhe ligji i dekriminalizimit.
“Kuvendi ka hapur procesin legjislativ për të adoptuar në kodin zgjedhor ato që janë rekomandime si të Dhomës Zgjedhore ashtu edhe të vëzhguesve ndërkombëtar, siç është OSBE-ODHIR dhe ky është një fakt i njohur. Specifika e rëndësishme është që Dhoma Zgjedhore do të bëjë çmos për aq sa është në pozitë dhe me të gjitha instrumentet që disponon q ëtë jetë e pranishme dhe të sigurohet që çdo rekomandim i dhënë në dy zgjedhjet e fundit, si ato të përgjithshmet ashtu dhe ato vendore, të gjejnë shtegun dhe të zbatohen pa zigzage në Reformën Zgjedhore që sapo ka nisur. Legjislacioni i ri në Shqipëri për dekriminalizimin është një realitet i cili ka ndodhur pas prodhimit të raporteve me rekomandime në dy zgjedhjet e fundit të sigurohemi që ai të reflektohet edhe në Kodin Zgjedhor dhe të marrim masa që dekriminalizimi të jetë edhe më i thellë’ tha ai.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)