Një tjetër episod shqetësues ka ndodhur në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ku tifozët vendas kanë bërë thirrje të hapura raciste gjatë një ndeshjeje të kategorisë së dytë.
Gjatë sfidës mes Pobedës dhe Shkëndijës së Haraçinës (klub shqiptar në vendin fqinj), e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit, tifozët e Pobedës u dëgjuan duke brohoritur thirrjen skandaloze: “Dhoma gazi për shqiptarët”.
Tifozeria e njohur si “Majmunët”, e cila vepron në qytetin e Prilepit, është përsëritur edhe këtë herë me qëndrime të hapura raciste ndaj shqiptarëve. Ky grup tifozësh është i njohur për thirrjet e tilla, që janë dëgjuar edhe në ndeshjet e mëparshme, përfshirë edhe ato të Kombëtares shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kjo sjellje është dënuar gjerësisht nga komuniteti sportiv dhe shoqëria civile, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet dhe institucionet për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla që cenojnë rëndë vlerat e sportit dhe respektit ndërmjet komuniteteve.
Komente











Kur lexon se sharesit e quajne veten /Majmune/,te themi te drejten,ato thirrjet raciste kunder shqipove duken si pickime mushkonjash.
PërgjigjuIris nuk duam komente mbrojtese nga ti,ne komentet e meparshme ke treguar se je kunder shqiptareve ne trevat e tyre jasht kufirit te shtetit am.po te kujtoj dhe nje gje:ja perse e dogjen flamurin e shkive qe ty te erdhi shum keq.