Spanjollët preferojnë të jetojnë në blloqe pallatesh. Ata i dekorojnë shtëpitë me elementë sa më të përshtatshëm për të përballuar stinën e nxehtë të verës.
Suedezët preferojnë shtëpi me bazament tokësor pasi kanë të nevojshme dhomat për të lënë biçikletat. Ata kanë shtëpi me ballkone që përdoren si zonë pushimi. Muret dhe mobiliet e bardha janë shenjë tipike e dizajnit skandinav.
Britanikët i shmangin ndërtesat e larta, ata preferojnë shtëpitë e ulëta dhe uniforme, ndërkohë që shumë e rëndësishme për ta është që të kenë një oborr.
Shumica e australianëve jetojnë në shtëpi të mëdha me shumë dhoma dhe tualete. Tipike e shtëpive të këtij kontinenti janë dyert prej xhami.
Një familje normale në Indi gëzon shtëpi të madhe me shumë dhoma. Ato zakonisht janë dykatëshe dhe me kopsht. Arredimi i brendshëm i shtëpive në këtë vend është miks midis lindjes dhe perëndimit.
Shtëpitë në Kuba zakonisht nuk janë më të larta se dy kate. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë dritare prej xhami, pasi përdorin më tepër metalin dhe drurin. Pamja në brendësi të shtëpive në Havana ndërthur shumë bukur modernen me antiken duke bërë që kushdo që shikon një arredim të tillë të befasohet.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com