Mosbesimi i krijuar dhe moszbatimi i të gjithë nismave të qeverive të dy vendeve, kanë bërë të domosdoshëm krijimin e një zyre bashkëpunimi të biznesit.
Për këtë qëllim, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kanë themeluar Zyrën e Bashkëpunimit të Biznesit, për të analizuar bashkërisht problematikat e sipërmarrjes private dhe mungesën e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona, si dhe për adresimin e problematikave të sipërmarrjeve të të dy vendeve. Zyrat do të funksionojnë pranë të dy institucioneve respektive që në nisje të javës tjetër.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com