Ndeshja e djeshme mes Shkëndijës B dhe Brians e vlefshme për kampionatin kombëtar të moshave, U-19 ka degjeneruar në dhunë.

Ndeshja e zhvilluar në Kamzë pas një grindje ka degraduar në dhunë, ku janë përfshirë edhe të afërmit e futbollistëve, mes tyre edhe prindërit.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të normalizuar gjendjen, teksa disa prej protagonistëve janë shoqëruar në Komisariat.

Kjo nuk është herë e parë që në kampionatet e moshave ndeshjet përfundojnë para kohe për shkak të dhunës mes lojtarëve.




d.b/shqiptarja.com