Partia Demokratike në Lezhë ka dënuar aktin e dhunës barbare ndaj ish-kreut të saj, Sokol Tomës. Në reagimin e postuar në rrjete sociale u kërkohet organeve ligjzbatuese zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.

“Kjo ngjarje është tronditëse dhe e papranueshme për çdo shoqëri demokratike, ndërsa përbën një tjetër këmbanë alarmi për gjendjen e rëndë të rendit dhe sigurisë publike në Lezhë dhe të gjithë vendin. I kërkojmë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese që të veprojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë. Çdo vonesë, heshtje apo tentativë për të relativizuar raste të tilla vetëm sa rrit mosbesimin e qytetarëve tek institucionet dhe inkurajon klimën e pandëshkueshmërisë”, shkruhet në postimin në rrjetet sociale.

Gjithashtu, PD Lezhë shpreh solidaritet dhe mbështetje të plotë ndaj Tomës e familjes së tij.

P.J/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 9 Maj, 13:00

    PS propozon masa më të ashpra për shoferët e dehur e ata të rinj, si iu duket?