Dhuna dhe ngacmimet seksuale në vendin e punës, Meta dekreton ligjin: E vlerësoj, konventa të shoqërohet me plan konkret për përmirësimin e legjislacionit

Dhuna dhe ngacmimet seksuale në vendin e punës, Meta dekreton ligjin: E vlerësoj, konventa të shoqërohet me plan konkret për përmirësimin e legjislacionit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për për ratifikimin e konventës kundër dhunës dhe ngacmimit në vendin e punës. Kjo konventë u miratua në Kuvend, ndërsa u dekretuar edhe sot nga presidenti në argumentin se vlerëson "bërjen pjesë të legjislacionit të brendshëm, të standardeve që vendos kjo konventë në drejtim të eliminimit të dhunës dhe ngacmimeve që ndodhin gjatë, në lidhje, me ose që lindin nga puna"

Ndër të tjera Presidenca shton se Shqipëria duhet të bëjë përpjekje serioze për të respektuar dhe realizuar në praktikë të drejtën e gjithsecilit për një botë pune pa dhunë dhe ngacmim.

"Ratifikimi i kësaj konvente duhet të shoqërohet me plan konkret për përmirësimin e legjislacionit tonë kombëtar për përafrimin me standardet ndërkombëtare të punës së ILO-s, dhe atë të Bashkimit Europian në këtë fushë, e që garantojnë të drejtën për barazi dhe mosdiskriminim në punësim dhe profesion. Gjithashtu, në përputhje me detyrimet e marra përsipër sipas konventës, nevojitet përmirësimi i vazhdueshëm i legjislacionit të brendshëm për të siguruar autorizimin e inspektorateve të punës dhe autoriteteve të tjera përkatëse, për të trajtuar dhunën dhe ngacmimin në botën e punës, duke përfshirë edhe lëshimin e urdhrave që kërkojnë marrjen e masave me fuqi ekzekutimi të menjëhershme, dhe urdhra për të ndaluar punën në rastet e një rreziku të afërt për jetën, shëndetin ose sigurinë, duke iu nënshtruar çdo të drejte për ankesë pranë një autoriteti gjyqësor ose administrativ, i cili mund të parashikohet me ligj" thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas Peridentit Meta "Dhuna dhe ngacmimi në botën e punës duhet të trajtohen në politikat përkatëse kombëtare, siç janë ato politika që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, barazinë dhe mosdiskriminimin, dhe migracionin".

Kjo konventë u miratua në Kuvend në seancën e 3 shkurtit 2022, ku ministrja Manastirliu u shpreh se fuqizimi i grave dhe lufta ndaj dhunës me bazë gjinore mbeten prioritet për qeverinë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë