Të dënuarit shqiptarë që ndodhen në burgjet greke, duket se janë lumturuar nga bisedimet që kanë nisur mes dy ministrive të drejtësisë, për sjelljen e tyre në burgjet shqiptare. Prej shumë vitesh, ata kanë kërkuar në mënyra të ndryshme, që dënimet e dhëna nga gjykatat greke, të vijnë e t’i vuajnë në burgjet në Shqipëri.
Madje, ata kanë kërkuar, që nëse kjo arrihet, të konvertohet edhe dënimi i tyre, në varësi të legjislacionit dhe kodit civil të Shqipërisë. Në shumë raste, dhjetëra shqiptarë mendohet se janë dënuar padrejtësisht, apo kanë marrë dënime shumë të rënda, krahasuar me vepra penale që kanë kryer.
Kështu, marrëveshja për të cilën kanë nisur bisedimet mes dy vendeve, për kthimin e 500 të burgosurve në Shqipëri, me qëllim vuajtjen e dënimit këtu, duket se është një ogur i mirë edhe për të dënuarit. Përveç faktit, se nëse vijnë këtu, dënimet e tyre mund t’ju konvertohen sipas legjislacionit tonë, ata do të kenë afër familjarët e tyre, si dhe ç’është më e rëndësishmja, trajtimi i tyre do të jenë më njerëzor.
Kjo, pasi ata dhunohet në burgjet greke, sistematikisht, ndërkohë që pretendojnë edhe se janë dënuar padrejtësisht. Vetëm pak ditë më parë, një grup shqiptarësh që vuajnë dënimin në burgun e Grevenasë në Greqi, deklaruan se torturoheshin në mënyrë çnjerëzore dhe për këtë, kërcënuan se do t’i vinin flakën.
Ata pohuan për televizionin A1 Report, se që pas ngjarjeve të fundit me Alket Rizanin dhe arratisjes së 8 shqiptarëve nga burgu i Trikallas, në qelitë e tyre hynin forca speciale, i dhunonin fizikisht, i fyenin, shanin dhe kërcënonin, gjë që nuk ndodh një herë e dy, por shumë shpesh. Kështu, sjellja e shqiptarëve të dënuar në Greqi, në burgjet në Shqipëri, përbën një lajm të mirë dhe për vetë ata, pasi e kanë kërkuar që prej shumë vitesh më parë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com