Dhuna e policëve ndaj të miturit, Avokati i Popullit: Është nisur procedura e shqyrtimit të çështjes

Dhuna e policëve ndaj të miturit, Avokati i Popullit: Është nisur procedura e shqyrtimit të çështjes

Pamje nga ngjarja

Pas dhunimit të të miturit nga ana e policëve ka reaguar edhe Avokati i Popullit, duke nisur procedurën e shqyrtimit të çështjes.

Përmes një postimi ka thënë që ka dërguar kërkesa për informacion institucioneve përgjegjëse dhe gjithashtu ka vendosur kontakt me prindërit e të miturit të dhunuar.

Avokati i Popullit ka shtuar se autoritetet duhet të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të tyre, sidomos të fëmijëve, qoftë nga rreziku i infektimit prej virusit, ose nga dhuna, e cila sipas tij gjen strehë në këtë periudhë të kufizimit drastik të lëvizjeve. Ai i ka konsideruar të patolerueshme veprimet e tyre me ligjin.

Postimi i plotë:

Avokati i Popullit nis procedurën e shqyrtimit të çështjes së dhunimit të një të mituri nga policia Në mediat sociale është publikuar një video, ku dallohen punonjësit e policisë së shtetit duke ushtruar dhunë kundrejt një të mituri në afërsi të liqenit artificial të Tiranës.

Në mbështetje të nenit 13, të ligjit nr.8454, datë 4.2.1999 “Për Avokati e Popullit, të ndryshuar, Avokati i Popullit filloi procedurën e shqyrtimit të çështjes për rastin e paprecendent të dhunës së ushtruar nga forcat e rendit publik kundrejt një minoreni. Institucioni i Avokatit të Popullit u ka dërguar kërkesa për informacion institucioneve përgjegjëse dhe gjithashtu ka vendosur kontakt me prindërit e të miturit të dhunuar.

Veprimet e dhunshme të kryera nga punonjësit e rendit publik janë të patolerueshme dhe AP kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin veprimet urgjente karshi këtyre punonjësve, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Lufta kundër ushtrimit të dhunës është përgjegjësi e shtetit. Ndërsa, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash, për të garantuar shëndetin e qytetarëve nga COVID-19, autoritetet shtetërore duhet të vlerësojnë dhe të kujdesen, që këto masa mos të cedojnë e çojnë në shkeljen e të drejtave të njeriut në përgjithësi, si dhe të fëmijëve në veçanti, për të bërë të mundur mbrojtjen e qytetarëve dhe fëmijëve nga të gjitha format e dhunës, e sidomos, kur ato përdoren si mjet ndëshkimi nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Askush nuk duhet të detyrohet të zgjedhë papajtueshmërinë me ligjin. Autoritetet duhet të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të tyre, sidomos të fëmijëve, qoftë nga rreziku i infektimit prej virusit, ose nga dhuna, e cila gjen strehë në këtë periudhë të kufizimit drastik të lëvizjeve. Në vijim, Avokatit i Popullit në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, për garantimin me efektivitet të ushtrimit, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijës, në përfundim të hetimit administrativ për rastin në fjalë do të përgatisë raportin përmbledhës me rekomandimet përkatëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rahman Gashi: 16/05/2020 20:55

    Kur u hidhnit policave molotov gurje kur i qellonit dhe I dhunonit ku ishin keta ... avokatit te popullit. Pse nuk gjykoj njeri Bashen saliun Kryemadhin Noken Vasilin Salianji qe terrorrizonin policin.mos u beni te njeanshem.dakort policia beri gabim dhe u ndershkua po ju kriminelat qe doni ta beni te madhe nuk jeni ndershkuar akoma qe zgerdhiheshit our sulmohej policia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tensione të tjera te ‘Sheshi Uillson’, qytetari përfundon në asfalt i shtrirë, protestuesja ulet mbi taksi, Policia e tërheq zvarrë

Tensione të tjera te ‘Sheshi Uillson’, qytetari përfundon në asfalt i shtrirë, protestuesja ulet mbi taksi, Policia e tërheq zvarrë