Dhuna e Rrajave për guroret, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet! Zbutet akuza në 'plagosje e lehtë me dashje'

TIRANË- Pamjet brenda një lokali në Thumanë, të filmuara nga vetë anëtarë të fisit Rraja, treguan dhunën e tyre barbare ndaj 2 kushërinjve të fisit Maja, që ankoheshin për dëmet në shtëpi nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit Rrahman Rraja në Krujë. Por, për mjekësinë ligjore, në 2 ekspertiza njëra pas tjetrës nga 2 mjekë të ndryshëm, dhuna konsiderohet e lehtë. Pas akt-ekspertimit të parë të mjekut Elton Serani, Prokuroria kërkoi një tjetër akt-ekspertim, i cili në datën 18 shtator ka rikonfirmuar të njëjtin rezultat, dëmtime të lehta të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën 9 ditë.

Ky vlerësim i ekspertëve, tashmë në dorën e prokurorisë së Krujës, i favorizon pozitat ligjore të anëtarëve të fisit Rraja, të cilët me mbylljen e hetimeve, do ta dërgojë në gjykim dosjen ndaj tyre me akuzën e plagosjes së lehtë me dashje dhe të kanosjes.  

Në akuzë nuk reflektohet armëmbajtja pa leje, pasi siç pamjet që Rrajat filmuan si dëshmi force ndaj banorëve të tjerë të zonës që të mos ankoheshin për guroren, vëllai ish-deputetit, Xhelal Rraja, shfaqet edhe me armë në dorë. Nën akuzë prokuroria ka vënë 6 persona, 2 vëllezërit e ish-deputetit Xhelal dhe Flamur Rraja, në kërkim, djalin e tij, Rexhep Rraja, gjithashtu në arrati, kushëririn e gurores Përparim Rraja, nipin e tij Klajdi dhe Edion Metën.

Dhuna barbare ndodhi më 6 korrik të këtij viti, pasi kushërinjtë Maja kishin denoncuar në polici se gurorja e Rrajave po u prishte shtëpitë në Borizanë. Vëllezërit dhe djali i deputetit u shfaqën si në një skenë filmash duke goditur me shkopë bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda 2 persona. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre. Ngjarja e rëndë pati një reagim zinxhirë, deri në instancat më të larta. Kryeministri Rama urdhëroi shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Rrahman Rraja la mandatin e deputetit, ndërsa u shkri i gjithë Komisariati i Krujës. Aktualisht, për këtë ngjarje janë 6 persona në kërkim. FNSH ka kryer kontrolle të shumta, por asnjëri prej tyre nuk është gjetur.

Në kërkim

  1. Edison Meta
  2. Përparim Rraja
  3. Xhelal Rraja
  4. Flamur Rraja
  5. Rexhep Rraja 
  6. Klajdi Rraja

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 09/10/2023 10:04

    T U R P ESHTE FJALA IDEALE PER KETE VENDIM

    Përgjigju
  • Ini: 08/10/2023 10:59

    Ti qiet motra mjekut ligjor qe e beri plagosje lehte.Shkerdhjini gruan fisqirit

    Përgjigju
  • Iris: 08/10/2023 01:46

    Cfare rezultati prisnit tjeter pervec se ketij kur ngjarja ka ndodhur ne 5 korrik dhe e ashtuquajtura /ekspertize/ u be me shume vonese dhe e dyta akoma me vone, ne 18 shtator! Edhe plage plumbi te ishte pas kaq kohe-distance do te dilte gervishtje! Viktimat duhet te hedhin ne gjyq ose te KLD, a ku behen ankimet per raste te tilla per neglizhence/vonese te qellimshme ne berjen e ekspertizes prokurorin e policine.Por duket qe edhe avokati i tyre nuk ka qene me i mire,kur duhet te ishte i pari pas policise jo vetem te evidentonte e dokumentonte plaget e marra,por dhe te kerkonte ekspertizen mjekesore brenda 24-48 oreve te para.As ai nuk e ka bere detyren.

    Përgjigju
  • kodi penal: 07/10/2023 18:40

    Më falni por kjo është gjithmonë vrasje e mbetur në tentativë

    Përgjigju
  • Fakti: 07/10/2023 13:08

    Prokuria e familjes Felaj nuk mund te nxirrte konkluzion tjeter. Bande Rrajat ne Nikel, bande edhe Felajt ne prokurori. Me kete vendim Druri me shkop bejsbolli dhe kanosja me arme Legalizohen. O burra rrembeni hunjte dhe bjerini kujt te mundni. Jeta e njerezve eshte seeiozisht e rrezikuar, mbroni veten se shteti ka deshtuar.

    Përgjigju
  • Maksi: 07/10/2023 13:08

    Sikur me e testu tek psh Taulant Balla shkopin e bejsbollit njesoj a thua e kalon me nje 'plagosje te lehte'?

    Përgjigju
    • taoulant 2: 07/10/2023 17:26

      sepse o lum miku ai srri pa dal ne tv eshte bo si shef komisariati

    • Taulanti: 07/10/2023 13:59

      O maksi po c'hyn ministri i permrendshem ne vendimet e prokurorise se nuk e kuptova?

  • Lumi: 07/10/2023 13:02

    Prokurori do vene ne vende te Bilbil e Jashar majestic

    Përgjigju
  • Blini: 07/10/2023 12:49

    Turp e faqe e zeze! E pesofshi!

    Përgjigju
  • Ipe: 07/10/2023 12:48

    Përderisa partia socialiste i do Rrajat për të mbledhur vota në atë zonë, atëherë në zgjedhjet e ardhshme për të votuar kundër Rrajave votoni kundër partisë socialiste të Edi Ramës. Votoni kundër Rrajave, Votoni kundër partisë socialiste të Edi Ramës!

    Përgjigju
    • Rrnoft shpellari: 07/10/2023 14:01

      e gjete si mund ti mundesh rrajat rracen kriminele? E kshu me nji gur vret 2 zogj ti...sa byrek te japin per komente te tilla?

  • Inflacion i drurit ne Skiperi: 07/10/2023 12:39

    Ja pra qe krisma nuk ka patur...Dhe ne ka patur ato kane qene fishek zjarre te Edi Rames me Co...

    Përgjigju
  • Edi: 07/10/2023 12:29

    Ka marre nej dore leksh prokurori dhe gjyqtari dhe kane mbylle sy e veshe....si thote i madhi Paulin Preka....gyyypp

    Përgjigju
  • Pordhicia: 07/10/2023 12:21

    Bravo prokurori rrot mulliri po tani si do vej puna ndonje hakmarrje apo varja vetgjyqsis kush i kontrollon keta plera prok

    Përgjigju
  • Lui: 07/10/2023 12:07

    Më bënë sytë mua, apo kishte dhe një armë në dorë dikush nga ata?! Dmth nuk paska akuzë për armëmbajtje pa leje, dhe kërcënim nën presion të armës. Ok. Dmth Vitin e Ri, këta Rrahmanlinjtë e hajnë në shtëpinë e vet. Ju lumtë. Hapët një hasmëri tjetër. Por uroj që hasmëria të përfshijë edhe prokurorin bashkë me gjykatësin plehra!!!

    Përgjigju
  • Askushi: 07/10/2023 11:48

    Shtet legen,prokurori e korruptuar,polici e kriminalizuar,gjykata klane mafiozesh E kemi hak te zhdukemi si komb se spaska me kurè per kete kolerè qe ka zene shqiptaret. Na u peshtiros ky vend toksik

    Përgjigju
  • monstra: 07/10/2023 11:26

    kta monstra duhen kalbur ne burg e jo me plagosje te leht,, o te dhjefsha prokurorin e bleme nga rrahja e tjer me rradh,, ah nuk behet kurr ky vend me rregull e siguri si ne europ

    Përgjigju
    • Lushka: 07/10/2023 11:56

      Sikur do ndodhte ndryshe.. Helena e trojes lufte me mijera vdiqen... keta kaq ishin se Mo's ishin me shum ...edhe per te drejtat e tyre po perpiqen... Por ja drejtesia qe duam... turp e skandal me video me figure edhe e lehte me dashje... cfare quani te rende ju!? nxjerre syun me pirun apo ti shkrini me acid... uaaaa

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën