-
Dha dorëheqjen pas dhunës të të birit për guroren, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë së PS
Mes 156 anëtarëve të rinj të zgjedhur për Asamblenë e PS, dallohet Albora Rraja. Ajo është vajza e ish-deputetit socialit Rrahman Rraja, i cili dha dorëheqjen vitin e kaluar pas ngjarjes së dhunshme në të cilën u përfshi fisi Rraja si dhe djali i tij, Rrexhep Rraja.
1 Gusht 2024, 07:49 -
Dhunuan barbarisht 2 kushërinjtë se denoncuan dëmet nga gurorja, Gjykata e Tiranës liron 3 pjesëtarë të fisit Rraja! U përfundoi afati i parabugimit
Me argumentin se u tejkaluan afatet e qëndrimit në paraburgim, Gjykata e Tiranës nxori nga qelia dhe zëvendësoi në “arrest shtëpie” masën ndaj 3 të akuzuarve për dhunën barbare të kushërinjve Maja në Thumanë. Dhuna e fisit të ish-deputetit Rraja që solli furtunë shkarkimesh, është shfryrë në “plagosje të lehtë”, dhe tashmë asnjë nuk është as në qeli.
19 Janar 2024, 12:52 -
Dhuna e Rrajave për guroret, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet! Zbutet akuza në 'plagosje e lehtë me dashje'
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet ndaj pjesëtarëve të fisit Rraja dhe i akuzon për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje. Ekspertët thonë se dëmtimet janë të lehta, edhe pse pamjet që vetë Rrajat filmuan në lokalin e Thumanës, treguan një dhunë barbare ndaj kushërinjve Maja.
7 Tetor 2023, 11:13 -
Lehtësoi akuzën si “plagosje e lehtë”, Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim të ri për dhunën e Rrajave!
Raporti i ekspertit Elton Serani që e cilësoi dhunën e fisit Rraja ndaj dy banorëve të Borizanës si plagosje e lehtë, nuk e ka bindur prokurorinë. Kjo e fundit ka vendosur përsëritjen e ekspertizës për dëmet tek Jashar e Bilbil maja, dy muaj pas dhunimit të tyre barbar në një lokal në Krujë.
13 Shtator 2023, 14:01 -
Nëse një shoqëri simpatizon dhunën...
Goditjet që Rexhep Rraja dhe të tijët i bënë me shkopa bejsbolli dhe pistoleta ndaj vëllezërve Maja nuk maten vetëm me lëndimin fizik. Ato goditje, të publikuara prej tyre, rëndojnë psikologjikisht mbi kurrizin e çdo shqiptari dhe për to të gjithë presin drejtësi
12 Shtator 2023, 22:15 -
Dhuna e Rrajave ndaj kushërinjve Maja, çfarë përfitojnë të akuzuarit nëse akuza ndryshon nga 'plagosje e rëndë' në 'plagosje të lehtë'
Deri më tani nuk ka komunikim akuze nga prokuroria dhe nuk përjashtohet mundësia që akuza të ndryshojë sërish, pasi në këtë fazë aktekspertimi ka nxjerrë dëmtime të lehta.
12 Shtator 2023, 15:49 -
U dhunua nga fisi Rraja, Jashar Maja flet për Report Tv: Na rrahën ditën për diell e thonë s'është dhunë! Akoma dhe sot kam probleme, marr ilaçe! Drejtësi! Nëse shteti s'e bën, do mbrohem vetë
Jashar Maja në një intervistë ekskluzive për Report TV është tepër i indinjuar lidhur me konkluzionet e akt ekspertimit që dhunën me shkopinj gome dhe bejsbolli mesditën e 6 korrikut 2023 e klasifikon si plagosje të lehtë
12 Shtator 2023, 14:20 -
DOKUMENTI/ Akt-ekspertimi që lehtësoi Rrajat! Mjeku ligjor, Elton Serani ekspertoi edhe Xhisiela Malokun që u dhunua nga Rexhep Rraja
Report TV disponon akt ekspertimin mjeko ligjor që lehtëson lehtëson akuzat ndaj anëtarëve të fisit Rraja për dhunën barbare të ushtruar në krujë më 6 korrik ndaj kushërinjve Jashar e Bilbil Maja, pas konfliktit për guroret.
12 Shtator 2023, 11:36 -
Dhuna për guroren, mjekët 'lehtësojnë akuzat' për fisin Rraja: Ishte plagosje e lehtë! Prokuroria: Hetimet vijojnë, s'ka komunikim akuze
Mjekët ligjorë duket se kanë lehtësuar ndjeshëm pozitën penale të anëtarëve të fisit rraja, duke e klasifikuar dhunën e tyre ndaj banorëve të Borizanës si plagosje të lehtë. Prokuroria e Tiranës thotë megjithatë se akuza ende nuk ka ndryshuar dhe se të pandehurit po hetohen edhe për kanosje, pasi ditën e ngjarjes mbanin armë në duar të cilat i kanë përdorur për të kërcënuar e goditur dy të dëmtuarit.
11 Shtator 2023, 15:11 -
Dhuna për guroren në Krujë, policia zbarkon në banesën e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja! Në kërkim djali i tij e 2 vëllezërit
Burime bëjnë me dije se brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar.
19 Korrik 2023, 10:56 -
Balla porosi drejtuesve të policisë: Arrestoni djalin dhe vëllanë e Rrajës! Deputetin që ndërhyn tek ju adresojeni tek unë! Kush i lejon shkarkohet
Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla vendos pikat mbi 'i' me vartësit e tij.U kërkon të mos pranojnë ndërhyrjet e deputetëve, të arrestojnë djalin dhe vëllanë e Rrahman Rrajës. Nuk kurseu as kritikat për drejtuesin e policisë së shtetit dhe Agjencinë e Mbikqyrjes Policore të drejtuar nga Ardi Veliu
17 Korrik 2023, 09:54 -
Dhuna e Rrajave në Krujë, shkarkohen 3 drejtuesit kryesor të komisariatit! Rrumbullaku emëron shefat e rinj! 26 policë nga Tirana zëvendësojnë të larguarit
Pas dhunës së fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka liruar nga detyra drejtuesit e komisariatit në Krujë dhe ka emëruar drejtuesit e rinj
17 Korrik 2023, 08:34 -
'Ta tregoj unë kur të takohemi nga afër', zbardhen mesazhet kërcënuese që mori Lulzim Maja! U prit në takim nga Tonin Vocaj
Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës që u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn Bilbilin nga anëtarë të fisit Rraja në një lokal në Thumanë, mori mesazhe kërcënuese në Facebook të hënën e 10 korrikut.
11 Korrik 2023, 10:36 -
Në kampin PS s'ka më qetësi! Pas shkarkimit të Çuçit, SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt! Balla, Gjiknuri, Agaçi e Manja bashkë në vilën qeveritare
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi janë takuar në vilën qeveritare në zonën e ish bllokut. Më pas takimit i është bashkuar kreu i grupit PS-së, Taulant Balla emri i të cilit është dërguar në presidencë për tu emëruar në postin e lënë bosh nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
10 Korrik 2023, 14:47 -
Gurorja e Rrajave dëmtoi shtëpitë e fshatit Borizanë, hetimet në fazë paraprake! Policia e Krujës dorëzoi dosjen 186 faqe në prokurori
Banorët e fshatit Borizanë kanë denoncuar se kanë bërë dhjetra denoncime për guroren e Rrajave në komisariatin e Krujës e po u dëmtonte banesat por nuk kishin marrë asnjë reagim.
10 Korrik 2023, 14:17 -
Dhuna në Krujë, Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit! Vendin e tij do e zërë Arkend Balla
Rrahman Rraja ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Rraja dha dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Krujë, kur vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja. Në vend të tij, në radhët e socialistëve, pritet të ulet Arkend Balla.
10 Korrik 2023, 09:43