Dhuna horror/ Rrahën nusen në Elbasan, gjykata liron burrin, 'arrest shtëpie' vjehrri

Dhuna horror/ Rrahën nusen në Elbasan, gjykata liron burrin, 'arrest shtëpie' vjehrri

Dhunimi fizik i nuses së shtëpisë në prezencë të foshnjës 4 muajshe në Elbasan, ka sjellë mbylljen në “arrest shtëpie” të vjehrrit të të dëmtuarës E.Ibrahimi, shtetasit G.Ibrahimi. Vendimi është marë dje nga gjykata e Elbasanit e cila pasi ka dëgjuar palët e përfshira në këtë konflikt të rëndë familjar, ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për njërin nga tre personat e akuzuar për veprën penale të “Dhunës në familje”. Ndërkohë për burrin e vajzës së dhunuar H.Ibrahimi, personi dënuar më parë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Babë e bir së bashku me vjehrrën e nuses, akuzohen nga prokuroria e Elbasanit për “Dhunë në familje”, pasi rezulton se në datën 5 shtator kanë rrahur njëri pas tjetrit nusen e tyre. Dhunimi i vajzës ka ndodhur në ambjentet e banesës në Elbasan, ku motivacion ka qenë marrja e ujit për të larë foshnjën katër muajshe.

“Shqiptarja.com” mëson se gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për babë e bir, por gjykata e Elbasanit në fund ka vendosur të zbusë masat e sigurisë, duke mbyllur në banesë vetëm G.Ibrahimin, ndërsa djalin e tij e ka lënë me detyrim paraqitje. Dhuna në familje është bërë në prezencë të fëmijës 4 muajshe, ku nusja E.Ibrahimi është përballur me një sitiuatë të paimagjinueshme.Gjithçka ka ndodhur për arsyen e vetme se nusja kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit të saj, për të marë ujë në mënyrë që të lante vajzën e saj 4 muajshe. Por burri i saj nuk kishte lëvizur nga vendi dhe nisur nga kjo situatë, ka lindur një konflikt me fjalë mes tyre çka ka detyruar vjehrrin të shkojë dhe të marë ujin. Por dhe vjehrri është larguar me nerva nga shtëpia, duke përplasur derën e banesës dhe larguar për të marë ujin.

Ngjarja e rëndë është rregjistruar në datën 5 shtator 2019 rreth 19:00 të pasdites, por fatmirësisht e dëmtuara E.Ibrahimi ka mundur të shkëputet nga tre dhunuesit dhe të hyjë në dhomën e gjumit të saj, ku ka qëndruar e mbyllur deri në mbëritjen e policisë së Elbasanit, e cila ka shoqëruar në komisariat të gjithë anëtarët e familjes Ibrahimi. "Shqiptarja.com" ka mësuar se në kohën kur është paraqitur në komisariat vajza e re. E.Ibrahimi është shprehur se nuk ndihej mirë dhe për këtë ajo u dërgua për kujdes mjeksor së bashku me femijën e saj në repartin e Kirurgjisë Elbasan, pasi ajo në trup kishte shenja dhune.

Rasti në fjalë tregon edhe një herë tjetër problemet e rënda që po kalon familja, ku rasti i Elbasanit tregon më së mirë vështirësitë dhe mentalitetin e ulët.Në rrëfimin që disponon "Shqiptarja.com" E.Ibrahimi tregon se është e martuar me H.Ibrahimi dhe kjo martesë ka ndodhur një vit më parë. Ibrahimi rezulton të jetë i dënuar për akuzën e "mbajtjes pa lejë të armëve të ftohta", dënim për të cilin ai është ekstraduar nga Gjermania. Nga kjo martesë ka ardhur në jetë vajza e tyre, që në 11 shtator bën 4 muajsh. E dëmtuara E.Ibrahimi tregon si më poshtë se "...që nga koha që jam martuar me H. unë jam dhunuar psikologjikisht nga të tre perosnat, burri, vjehrri dhe vjehra.Ajo shpjegon se në 6 shtator 2019 jam dhunuar fizikisht nga burri im nga vjerra dhe nga vjerri...".

Gjithmonë sipas dëshmisë së saj rreth orës 19:00 i kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit për të marë ujë pasi donte të lante fëmijën dhe në atë moment vjerra A,i kishte thënë të shoqit të vetë G. se pse nuk u ngrite ti për të mbushur ujin fëmijës, ndërkohë vjehrri i ka bërtitur nuses, ku i thotë se "...pse nuk ma kërkove mua të mbush ujin e fëmijes..." dhe u largua me mbush ujë duke perplasur derën, ndërkohë vjehrra A. po më thoshte "...oj plehër..." ndërsa unë bëra sikur se dëgjova dhe mora vajzën dhe shkoj që ta laj ndërsa bashkëshorti H. dëgjonte dhe nuk fliste asnjë fjalë. "...në kohën që unë shkoj në dhomë me la fëmijën vjehrri mbylli derën duke më bërtit dhe u afrua për të më qëlluar, unë hapa derën dhe i thirra bashkshortit në këtë moment vjen bashkëshorti së bashku me vjehrrën nga kuzhina dhe vjehrri ma mori fëmijën nga dora dhe ja dha vjehrrës ndërkohë më kapi për fyti duke më thënë "...do të q... r... kam për të vrarë...".

Në kohën kur vjehrri më kapi prej fyti burri më mbante prej duar nga mbrapa në këtë kohë burri më lëshon duart dhe shkon te vjehrra se fëmija po qante shumë. Në këtë moment vjerri më përplasi për tokë aty mora goditje në kokë, jam ngrit me shkuar te dera kryesore e shtëpisë me dalë me kërku ndihmë por vjehrra e mbylli derën kryesore me çelës në këtë kohë vjehrri vjen dhe më përplas sërish në dysheme, unë isha duke u ngrit dhe vjen burri im e më kap prej flokësh dhe me ngrenë në këmbë në këtë kohë vjehrra fillon dhe më godet me shuplaka dhe pikërisht në këtë moment, u kam ikur nga duart dhe jam mbyllur te dhoma e gjumit dhe kam njoftuar policinë te numri 129 dhe kam kërkuar ndihmë. Kam pritur e mbyllur në dhomë deri sa erdhi policia dhe më dha ndihmë ku së bashku me ata të tre unë erdha në polici.

E dëmtuara E.Ibrahimi ka shpjeguar se shkak i këtij sherri ka qënë se ajo i kërkoi ujë për të larë fëmijën burrit dhe jo vjerrit, shkak tjetër beson se është dhe fakti se unë i kam bërë me dije familjes dhe njerëzit e mi, për dhunën psikologjike dhe presjonet që kanë ushtruar ndaj meje sistematikisht këta tre persona që prej një viti dhe që përfundoi me dhunë fizike.Lidhur me këtë ngjarje kaq të rëndë, ku tre anëtarët e një familje keqtrajtojnë në prezencë të fushnjës 4 muajshe nusen e tyre, policia e Elbasanit ka arrestuar babë e bir G.Ibrahimi dhe H.Ibrahimi, të cilët pritet të dalin këtë javë para gjykatës së Elbasanit për tu njihur me masën e sigurisë që do kërkojë prokuroria e Elbasanit. Ndërkohë vejhrra e të dëmtuarës do ndiqet në gjëndje të lirë për akuzën e "Dhunës në familje".

Ndërkohë pas dhunimit nga tre anëtarët e familjes, e dëmtuara E.Ibrahimi ka shfaqur kërkesën në polici që të streohej në banesën e prindërve të saj, pasi në shtëpinë e burrit nuk e ndjente veten të sigturt. Në vijim të hetimeve policia e Elbasanit ka marë në pyetje dhe babain e të vajzës së të dëmtuar, i cili ka pohuar se është telefonuar nga e bija duke i treguar se çfarë kishte ndodhur. Sipas tij vajza i ka thënë:"...më kanë rrahur vjerri me vjehrrën dhe burri, dy e kishin mbajt dhe një e rrihte...e kanë rrahur që të tre me rradhë ndërkohë që e rrihnin dhe e kanë kërcënuar...". Sipas tij e bija i ka vënë në dijeni dhe për dhunë psikologjike që ka pas prej tyre ku ndërmjet dhunës psikologjike, ajo ankohej se dhe e fynin me fjalë fyse të llojeve të ndryshme. "...para një muaji rreth datës 7-8 gusht unë kam taku krushkun G. me gjithë dhëndrrin H. në Tiranë ku i kam kërkuar shpjegime për situatën nën dhunë psikologjike që e kishin vënë vajzën time dhe ata më kanë kërku falje dhe më premtuan se nuk do të ndodhi më një situatë e tillë. Por me sa shof kjo situatë jo që nuk u përsërit por përfundoi në dhunë fizike...".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 10/09/2019 12:02

    Denim egzemplar, shume i ashper. Tani e tutje le te guxoje me njeri te rafi grun, drejt e n arrest shpije i çojne. O ku ku per ju.

    Përgjigju
  • Fredi: 10/09/2019 09:26

    Duhet punu për heqjen e osmanizmit, primitivizmit fshatar dhe mbjelljen e dijes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi