Dhuna mes adoleshentëve, Arqimandriti: Seksi ende tabu në familjet shqiptare, prindër kontrolloni telefonat e fëmijëve

Bisedat mbi seksin apo marrëdhëniet intime vazhdojnë të mbeten tabu në familjet shqiptare. I këtij mendimi është studiuesja Mirela Arqimandriti, e cila tha sot në emisionin “Rreze Dielli” Report TV se shumë prindër nuk janë të informuar se çfarë bëjnë fëmijët e tyre adoleshentë. E ftuar në emision për të folur mbi studimin e fundit të realizuar nga “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” (AWEN) sipas të cilit 22 % e adoleshentëve kanë përjetuar dhunë në marrëdhëniet intime, Arqimandriti u bëri thirrje prindërve të kontrollojnë mediat sociale të fëmijëve të tyre adoleshentë.

Patjetër që është tabu në familjet shqiptare dhe është turp të flasësh për seksin, ndërkohë që të gjithë të rinjtë janë të mbytur nga emisionet e ndryshme, media apo rrjetet sociale. Por akoma nuk janë ndërgjegjesuar pjesa tjetër e shoqërisë , prindërit të cilët duhet patjetër të kontrollojnë telefonat dhe mediat sociale të fëmijëve të tyre adoleshentë. Për një adoleshent 14 vjeç prindi patjetër duhet ta bëjë këtë. Të gjithë prindërit duhet të gjejnë anën për të kontrolluar rrjetet sociale, është e bëshme. Unë dhe shoqet e mia e bëjmë, sepse është e domosdoshme. Me ritmet që ka jeta, problemet e mëdha ekonomike që kanë prindërit, mungesën e kohës, nuk kanë kohë të shohin se çfarë bën fëmija i tyre dhe mendojnë ua sa mirë po qëndron urtë në dhomë përpara kompjuterit.

Mirela Arqimandriti, studiuese

 

Ndërkaq e ftuar në studio ishte dhe psikologia Antonela Rama e cila konfirmoi se këto biseda mbeten tabu dhe se janë prindërit ata që kanë më shumë vështirësi për të folur për këto tema me fëmijët e tyre adoleshentë. Ndërsa edhe vetë këta të fundit, ndjejnë presionin e shoqërisë.

Është ende tabu që prindërit të flasin me fëmijët për marrëdhëniet intime, janë prindërit që kanë më shumë vështirësi. Një ndër faktorët kryesorë është mentaliteti, për shkak edhe të ndrydhjes emocionale dhe të ndikuar nga mjedisi, adoleshentët janë mjaft të ndrydhur për të thyer barrierat për tu treguar familjarëve apo për të shkuar tek psikologu.

Antonela Rama, psikologe

Sipas studimit të AWEN me titull “ Dhuna në marrëdhëniet intime në adoleshencë” gjysma e adoleshentëve thonë se ka pak gjasa që ti tregojnë dikujt në rast se janë viktimë të një dhunimi psikologjik, fizik apo seksual. Ndërsa 77 % e tyre thonë se nuk flasin asnjëherë apo shumë rrallë me prindërit për marrëdhëniet intime.  Të dhënat tregojne se 43 përqind e adoleshentëve që kanë qenë viktimë e dhunës në familje janë edhe viktimë e dhunës në marrëdhëniet intime. Shumica dërrmuese (89%) e të rinjve e konsiderojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave një problem serioz dhe 75 % e tyre besojnë se dhuna me bazë gjinore ka si shkaktarë kryesorë përdorimin e alkoolit dhe drogës.

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë