
I ashpër ka qenë reagimi i Ministrit të Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç I cili sot në mëngjes ka thënë se pret dënimet më të ashpra për huliganët.
“35 policë u plagosën por për fat të mirë pa lëndime të rënda. Unë pres që drejtësia të veprojë me gjithë fuqinë e saj dhe të mos tolerojë tifozët huliganë në mënyrë që incidente të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen” ka deklaruar ministri serb. Ajo që të bie më shumë në sy është prania e Ivanit të “tmerrshëm” kryetifozit të Crvena Zvezdës në shkallët e stadiumit.
Ivan Bogdanov është i dënuar të mos shkojë në stadium por edhe në derbin e djeshëm ashtu si edhe në ndeshjen me Shqipërinë duket se askush nuk e ka penguar.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
