TIRANE- Manushaqe Çeliku dhe foshnja e saj në bark është viktima më e fundit e dhunës në familje. 34 vjeçarja nga fshati i Librazhdit u masakrua barbarisht nga bashkëshorti i saj, Shpëtimi në Orikum të Vlorës.
E ndërsa krimi kishte ndodhur dje lajmi u mësua sot në mëngjes nga policia e Vlorës, vetëm pak orë pasi në Tiranë, në hotel Tirana, të niste punën konferenca kombëtare kundër dhunës së grave, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë, Ettore Sequi i BE-së dhe Aleksandër Arvizu i SHBA-së. Në konferencë kryeministri Berisha pranoi se kemi të bëjmë me një fenomen në rritje, i cili po shkakton viktima tek gratë më shumë se 2 shekuj të marrë së bashku.
“Ky fenomen po vjen në rritje. Po ti referohesh statistikës shqiptare nga fillimi i shekullit gjer në vitet 90 ju garantoj se vrasja e gruas këto 20 vite mund të jetë më e madhe si statistikë, jo sa një shekull, por dy shekuj të marrë së bashku dhe duhet të përbëjë një sirenë të fuqishme alarmi.”- tha kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha vlerësoi si të rëndësishme trajtimin e kësaj çështje duke dënuar dhunën ndaj grave si “një ndër dhunimet më të mëdha të të drejtave njerëzore.”
“Kjo dhunë që ndodh sot nuk ka ekzistuar në shoqërinë shqiptare as në kohërat më të shkuara të saj. Ka pasur një kod qëndrimi ndaj gruas dhe ndaj vajzës, por jo vrasje. Fillimisht edhe drejtësia, e përligjte me vendimet qesharake që jepte por kjo fazë ka kaluar. Drejtësia qëndron sot ndaj saj, por nuk mund të presim të zgjidhë drejtësia këtë problem themelor, i cili ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe të individit. Disa nga këto ngjarje tragjike janë të paralajmëruara, të bëjmë gjithçka për një përligje sa më të mprehtë dhe të vendosur kundër këtij fenomeni që vjen në rritje”- nënvizoi kryeministri.
Ai garantoi se qeveria do të mbështeste luftën kundër dhunës ndaj grave dhe integrimin e gruas.
“Inkurajoj vajzat e gratë të mos pranojnë të kthehen në grua shtëpie, në nënë fëmijësh dhe bashkëshorte burri, dhe vetëm kjo të jetë orbitë e saj. Gruaja është e aftë të jetë nënë, bashkëshorte, kryefamiljare, familjare, por dhe një eksperte, drejtuese e mirë dhe biznesmene e suksesshme. “- tha Berisha.
AMBASADORET SHBA E BE: DHUNA NDAJ GRUAS E PAPRANUESHME
Edhe ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së dënuan dhunën.
“Dhuna ndaj grave prek cdo shoqëri në botë. Por ajo që më ka goditur negativisht në Shqipëri është sa shpesh dëgjoj për ngjarje që kanë të bëjnë me dhunën në familje. Dhe gjithmonë kam pyetur veten: si është e mundur që kjo të ndodhë mes disa njerëzve që janë kaq të ngohtë e mikpritës e që e konsiderojnë familjen të vecantë. Disa njerëz, duke u përpjekur të më shpjegojnë, më thanë: ne jemi një shoqëri shumë tradicionale. Kjo ishte shumë e dhimbshme për mua ta dëgjoja sepse fjalën traditë zakonisht e përdorim për gjëra pozitive. “- tha ambasadori Arvizu duke e cilësuar “të patolerueshme dhe c'njerëzore në një shoqëri moderne.”
E njëjta dhunë që ka si objektiv gratë, ka për objektiv edhe meshkujt. Sepse përdhunimi nuk ka të bëjë vetëm me gjininë por me dhunën, me pushtetin, me kontrollin ndaj një personi tjetër.
Duke përsëritur mesazhin e Sekretares amerikane të Shtetit, zonjës Hilary Clinton në mars të këtij vitit Arvizu tha se “dhuna në familje nuk është vetëm një cështje gjinie apo ekonomike por cështje e të drejtave të njeriut. Duhet të krijojmë ligje që kriminalizojnë sjellje të tilla. Dhe kemi nevojë për përfshirjen e të gjithëve që kjo të ndodhë, njerëz të të gjitha shtresave e vendndodhjeve, të të gjitha moshave, vajza e djem, gra dhe burra: të gjithë kemi një rol për të luajtur.”
Ambasadori Sequi tha se në këtë luftë të fshehtë duhet të përfshihen dhe djemtë dhe burrat
“Mazhoranca këtu është gra e vajza. Por, a mund ta ndryshojmë situatën nëse nuk përfshijmë djemtë dhe burrat? Dhuna në familje është një luftë e fshehtë, fushëbeteja janë shtëpitë tona. Kjo është arsyeja pse duhet të përfshijmë djemtë dhe burrat. Dhuna prek të gjitha shoqëritë dhe merr forma të ndryshme: dhuna ndaj grave është ndoshta shkelja më e madhe e të drejtave të njeriut në kohërat tona.”
Ambasadori tha se BE inkurajon autoritetet shqiptare që të vazhdojnë e të shtojnë përpjekjet e tyre në luftën kundër këtij fenomeni. “BE do të vazhdojë të mbështesë autoritetet në implementimin e plotë të ligjeve kundër dhunës ndaj grave. Përderisa janë burrat abuzuesit, ata që nuk dhunojnë duhet të ngrejnë zërin. Duhet të kërkojnë llogari nga baballarët, vëllezërit, bashkëpunëtorët, shefat për veprimet e tyre.”- tha ambasadori.
Konferenca “Dhuna është krim! Vepro tani! Një burrë i vërtetë nuk e lëndon kurrë një grua” u organizua nga Ministria e Punës Cështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta si dhe Linja e Këshillimit për Gratë dhe vajza, me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP, dhe Fondit të Mirëbesimit të Kombeve të Bashkuara kundër dhunës ndaj grave.
Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com