Dhuna në familje, Edmond Dragoti:
Mungon kontrolli i shtetit në shoqëri

Dhuna në familje, Edmond Dragoti:<br />Mungon kontrolli i shtetit në shoqëri
TIRANE - Vrasjet e shumta të grave nga burrat e tyre, kanë bërë që shumë vetë të pyesin se pse po ndodhin këto raste dhe pse pikërisht tani. Cilat janë faktorët që i çojnë këta burra të vrasin nënën e fëmijëve të tyre? Psikologu Edmond Dragoti shprehet se një ndër faktorët është ai ekonomik, por edhe kultura konservatore ose patriarkale që ne kemi të trashëguar”.

Është në fakt një periudhë e vazhdueshme tranzicioni në vendin tonë, që shoqërohet me kriza të herëpashershme, si ekonomike, si politike ashtu edhe morale. Në përgjithësi konflikti i kulturës konseravative ose patriarkale që ne kemi të trashëguar, ku kemi të kushtëzuar sjelljet dhe mendësinë tonë, është në konflikt të vazhdueshëm me kulturën individualiste, kulturën bashkëkohore që ne po përpiqemit ta fitojmë”-thotë psikologu.

Ai gjithashtu këtë fakt e shpjegon edhe me kulturën që po ndryshon. “Duke qenë mbartës të një kulture që po ikën dhe të një kulture që po vjen në vazhdim dhe ne si individë dhe si shoqëri jemi në koflikt të brendshëm moral dhe shoqëror” shpjegon Dragoti. Më tej psikologu i lidh vrasjet e fundit edhe me vështirësitë ekonomike, por edhe me tranzicionin e ndërrimit të pushteteve.

“Në momente të caktuar të zhvillimit të shoqërisë, kur kemi edhe kriza të mëdha ekonomike, siç po kalon vendi ynë aktualisht, po ashtu edhe politike. Në kushtet e mungesës së kontrollit ndaj shoqërisë, ku shteti nuk e zotëron, si territori ashtu edhe sjelljen shoqërore ndodhin këto gjëra. Në periudhat e ndërrimit të pushteteve, shoqëria lirohet akoma edhe më shumë dhe individi bëhet më pak i pëgjegjshëm për veprimet e tij.

Në këto situata është qenia më e fortë fizikisht ajo që ushtron kontroll mbi të tjerët. Prandaj edhe meshkuj të kësaj natyre janë agresivë në vetvete ose edhe ndoshta depresiv si në rastin e para dy ditëve. Ata i japin liri të pakufi zuar vetes dhe humbasin përgjegjësinë e nevojshme sociale, ky është partikulim i shoqërisë, por njëkohësisht edhe një papërgjegjshmëri e madhe e vet individit” thotë psikologu Dragoti.

Psikologu gjithashtu shprehet se në kushte të vështira ekonomike shumë njerëz nuk i kontrollojnë impulset e tyre dhe kjo bën që të kemi vrasje të grave nga burrat e tyre. “Në këto raste, të lodhur qoftë emocionalisht , qoftë edhe fizikishtë, qoftë edhe mendërisht, humbasin kontrollin social ndaj vetes dhe i japin liri impulseve të brendshme që sundon gjithmonë në kushte agresiviteti.

Çdo kush ka impulse të kësaj natyre në vetvete , por secili i kontrollon ato në mënyrë të arsyeshme në varësi të arsimit, kulturës që ka dhe edukimit që ka marrë gjatë jetës” shjegon Dragoti. Sipas Edmond Dragotit, këto sjellje të burrave ndaj grave lidhen edhe me mungesën e drejtësisë dhe e mospasjes një shembull drejtësie.

“Vetë sistemi i drejtësisë dhe institucionet e saj janë të pa balancuar në aspektin e mbrojtjes sociale. Njerëzve në shoqërine e sotme ju ofrohen vetëm alternativa padrejtësie më tepër se sa drejtësia sociale. Shoqëria ka më shumë nevojë për drejtësi sociale se sa për mirëqenie ekonomik” përfundon psikologu Edmond Dragoti.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!