Dhuna në Serbi, Duka: Vendimi për
Rusinë, argument për Shqipërinë

Dhuna në Serbi, Duka: Vendimi për<br />Rusinë, argument për Shqipërinë
Teksa na ndajnë pak ditë nga vendimi përfundimtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka publikuar një pjesë të strategjisë që do të ndjekin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës me qëllim marrjen e tre pikëve në tavolinë duke rrëzuar kështu vendimet e Disiplinës dhe Apelit në UEFA, që i dhanë të drejtë Serbisë.

“Vendimi që UEFA mori për Rusinë është një argument që ne do ta paraqesim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, pasi tregon një qëndrim me dy standarde. Incidenti në Malin e Zi ishte shumë pak më i rënda se ai në Beograd më 14 Tetor 2014. Shpresoj që të kemi një gjykim sa më objektiv dhe sa më të favorshëm për Shqipërinë” deklaroi Duka.

Njëkohësisht Presidenti Duka ka konfirmuar pjesëmarrjen e trajnerit De Biasi, kapitenit Cana dhe avokatëve në seancën që do të mbahet më 17 Prill në Lozanë. Ndërkohë që ditën e hënë Duka zhvilloi një takim me Presidentin e Hellas Verona, Maurizio Setti, me të cilin diskutoi rreth rritjes së cilësisë dhe zhvillimit të futbollit shqiptar në vitet e fundit.

Gjithashtu Setti vlerësoi edhe përshtatjen dhe paraqiten mjaft të mirë të lojtarëve shqiptarë në Itali. “Në Itali ka hapësira për lojtarët e mirë shqiptarë. Memushaj është një lojtar me shumë grindë” deklaroi ai ndër të tjera.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë