Dhuna në stadium, Huliganet serbë
“rikthejnë” ngjarjen e vitit 1990

Dhuna në stadium, Huliganet serbë<br />“rikthejnë” ngjarjen e vitit 1990
Dhuna e ushtruar nga tifozët serbë dhe thirrjet e tyre raciste nuk janë një ngjarje e re për historinë e futbollit, e as më pak nuk u bënë për herë të parë në ndeshjen Serbi-Shqiperi.

Në 13 maj të vitit 1990, një ndeshje futbolli mes Dinamo Zagrebit Kroat dhe Cervena Zvezda-s Serbe në stadiumin e Zagrebit Maksimir, u kthye në një skenë lufte, ku tifozët Ultras serb, të njohur si Delije shkatërruan stadiumin dhe e përdorën atë si mjet për të goditur tifozët kroatë.

3 mijë ultras serbë, përmes thirrjeve Kroacia është Serbe nisën të provokonin grupin tjetër ultras të Kroatëve. Tifozët serbë kishin marrë me vete acid për të çarë përtej kangjellave ndërsa policia Jugosllave nuk bëri përpjekje asnjë për t’i ndaluar. Rezultati ishte një shfaqje e pastër huligane, teksa u numëruan dhjetëra të plagosur rëndë.

ndeshja 1990
(Në foto: Dhuna në ndeshjen e futbollit midis Dinamo Zagreb dhe Crvena Zvezda në 1990)

sherri serbi
(Në foto: Dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve në ndeshjen Serbi - Shqipëri)

Lufta zgjati rreth 70 minuta, ndërsa skuadra serbe u largua nga fusha e Zagrebit me anë të një helikopteri. Një pjesë e skuadrës së Dinamos-s së Zagrebit mbeti në fushë, ndërsa kapiteni i saj, 21 vjeçari Zvonomir Boban, u kthye në një hero të Kroacisë atë ditë. Duke shkuar në ndihmë të një tifozi kroat i cili po goditej nga forcat policore, Boban lëshon një shkelm drejt një polici, duke e lënë atë pa ndjenja.

Liga Jugosllave zgjati edhe një vit, për t’u shkrirë në vitin 1991, teksa Kroacia fitoi pavarësinë e saj, pas disa vitesh përplasjeje me regjimin jugosllav.

Në afërsi të tokës së Maksimirit qëndron një statujë e një grupi ushtarësh dhe një pllakë që shkruan: për fansat e klubit, që nisën luftën me Serbinë në këtë dhe më 13 maj 1990.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme