Dhuna ndëretnike mban ende pezull futbollin në Maqedoni

Dhuna ndëretnike mban ende pezull futbollin në Maqedoni
Ndeshja që përball ekipin shqiptar Shkëndija me ekipin e përkrahur nga maqedonasit, Vardar, mund të zhvillohet të mërkurën.

Vazhdojnë paqartësitë rreth zhvillimit të derbit të javës së 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit. Përballja e anuluar disa herë dhe që solli edhe pezullimin e përkohshëm të kampionatit elitar dhe Ligës së dytë, sipas informatave të fundit duhet të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Kryesia e Shkëndijës është njoftuar se ndeshjen me Vardarin do ta zhvillojnë në Tetovë dhe me praninë e publikut, mirëpo ende nuk ka konfirmim për ditën e saktë të zhvillimit të saj, megjithëse e mërkura mbetet si afat i fundit për mbylljen e xhiros së 20-të.

‘Situata e krijuar rreth kësaj ndeshje nuk është e lakmueshme as për ne si kryesi, e as për futbollistët të cilët me padurim presin zhvillimin e kësaj ndeshje, mirëpo situata momentale nuk jep shpresa për të ndodhur një gjë e tillë. Ne jemi në kontakte të përditshme me komisarin për gara pranë FFM-së, z.Mile Spirkovski, i cili pret urdhër nga Ministria e Brendshme për tu luajtur kjo përballje. Informatat e fundit nga komesari i garave janë se afati i fundit për zhvillimin e kësaj ndeshje është e mërkura, mirëpo përsëri fjalën e fundit e ka Ministria e Punëve të Brendshme, e cila duhet të japë lejen për zhvillimin e ndeshjes’, deklaroi sekretari i Shkëndijës, Fikret Shaqiri.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës