Dhuna ndaj administratorit të PS,
PDIU:Akt shumë i rëndë,e dënojmë

Dhuna ndaj administratorit të PS,<br />PDIU:Akt shumë i rëndë,e dënojmë
Nëpërmjet një deklarate për mediat Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj administratorit të Partisë Socialiste në Dibër.
 
PDIU shprehet se dhuna ndaj Nuri Medës përbën incidentin më të rëndë të shënuar gjatë kësaj fushate elektorale. Kjo parti gjithashtu shprehet se i dhunuari nuk është përfaqësues i saj.
 
Deklarata e PDIU
Nëpërmjet medias mësuam për dhunën e ushtruar ndaj administratorit Nuri Meda. Ky është incidenti më i rëndë i shënuar gjatë kësaj fushate elektorale.

PDIU dënon ashpër të gjitha incidentet elektorale që mund të jenë të dhunshme ose të formës së blerjes së votës.

PDIU hedh poshtë shpifjet e Partisë Demokratike dhe informon opinionin publik se zoti Nuri Meda nuk është përfaqësues i PDIU në asnjë lloj niveli politik dhe nuk është emëruar prej saj në asnjë lloj funksioni. Megjithatë, dhuna ndaj gjithkujt është e pajustifikuar, qoftë edhe për një grusht vota më shumë.

PDIU u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë të Dibrës që të përfundojnë fushatën dhe të kryejnë zgjedhjet si qytetarë europianë në respekt të Dibrës dhe dibranëve.

Dëshpërimi i humbjes nuk duhet të shndërrohet në akte dhune, shpifjesh apo cënim të votës së lirë të qytetarëve.

Në fund, PDIU thekson se askush nuk guxon të prekë as sot, as në të ardhmen një person politik të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të kujtdo niveli qendor apo vendor.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron