Dhuna ndaj Avokatit Ilia, flet babai i dhunuesit: Djali im u përdor, me prokurorin kemi konflikt të vjetër

Dy ditë më parë u sulmua fizikisht avokati Ilia Ilia nga dy persona të cilët po e prisnin jasht derës së gjykatës së shkallës së parë në Durrës. Por agresorët avokati i ka njohur dhe i ka identifikuar si njerëz të vënë nga prokurori Arjan Ndoja. Njëri ndër agresorët është edhe shoferi i këti të fundit, Mondi Voga i cili ka goditur me grushtë avokatin Ilia. Pas kësaj ngjarje ka ardhur edhe reagimi i babait të shoferit të Ndojës, Kadri Voga i cili është shprehur se djali i tij është përdorur nga prokurori Ndoja.

Jam i shokuar për ngjarjen e ndodhur në Durrës ku u dhunua avokati Ilia Ilia, nga djali im Mond Voga që është viktimë e prokurorit Arjan Ndoji. Arjan Ndoji duhet të hetohet. Unë akuzoj drejtëpërdrejt Arjan Ndojin. Është ai shkaktar për këtë. Ka nxitur djalin. I kërkoj falje publike avokatit të nderuar, Ilia Ilia, që është plotësisht i pafajshëm. Të vihet para drejtësisë Arjan Ndoji bashkë me të tjerët.

Kadri Voga, babai i dhunuesit të avokatit Ilia Ilia

 

Ndër të tjera Kadri voga ka thënë se familja e tij është në konflikt prej vitesh me prokurorin Arian Ndoja dhe për të dhe familjen e tij ka bërë kallëzim në prokurori, por ka dërguar letra edhe në të gjitha institucionet shtetërore.

Ka 10 vite që unë e kam çuar në ndjekje penale dhe mbrohet nga gjyqtarë e prokurorë të pamoralë. I kam të dokumentuara me dosje në hipotekë. Jam ankuar për Arjan Ndojin, s’kam lënë letër pa bërë, deri në ambasadë amerikane por asgjë konkrete. Kur ai ka kryer veprime të jashtëligjshme, familjen time e preu në besë. Ka bërë veprime fiktive për të rritur autoritetin e tij, ka marrë komplet lokalin me Jona Konomin, një hajdute, një rrugaçe. Ka thënë s’më bën gjë kush se kam prokurorin Arjan Ndoji.

Kadri Voga, babai i dhunuesit të avokatit Ilia Ilia

Babi i Mondi Vogës, shoferit të prokurorit Arjan Ndoja ka shprehur indinjatë të thellë ndaj drejtësisë shqiptare dhe ka bërë thirrje që personat të cilët kanë sulmuar avokatin Ilia Ilia të marrin denimin e merituar, këtu duke përfshirë edhe djalin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gzimo: 22/07/2018 00:37

    Po kur paska konflikt te vjeter familjar per prona me peokurorin, perse ky i fundit i paska marre shofer djalin?

    Përgjigju
  • Tini: 21/07/2018 16:48

    Reagimi i prindit te personit, qe sulmoi avokatin e njohur Ilia Ilia , eshte mese i drejte dhe tregon se cfar pikellimi ndhen nje prind i ndershem, per akte te tilla . Bravo per qendrimin qytetar ,dhe duhet te jesh shembull per shume te tjere qe i mbrojne femijt kriminel per cdo akt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim