Dhuna ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi tre ditë në intubim! Asnjë gjurmë nga 3 autorët në kërkim! Verifikohet sistemi TIMS

TIRANË- Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua për shkak të detyrës, vijon të jetë e njëjtë. Ai ndodhet ende në intubim në spitalin e Traumës, por mjekët janë optimistë pasi edema (ënjtje) që ka në një zonë të trurit nuk është zmadhuar. Të paktën për momentin nuk vlerësohet ndonjë ndërhyrje kirurgjikale.

Nga ana tjetër policia ka vijuar kontrollet edhe gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës, por ende nuk ka gjurmë të 3 të shpallurve në kërkim. Kontrollet kanë vijuar pa u ndërprerë por pa rezultat. Sipas sistemit TIMS ata rezultojnë brenda vendit. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të jenë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në mesin e 3 personave në kërkim, njëri prej tyre jep para me fajde. Personi i dyshuar që jep para me fajde është Elton Kasaj. Marrëveshja mes palëve (trashëgimtarëve dhe avokatit) është për të përfituar një përqindje të caktuar të pronës së fituar më gjyq, pra jo pagesë, por pjesë e pronës.

Avokati u vizitua në spitalin e Traumës nga drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv.drejtori Alket Shatro.

Mëngjesi u dhunua më 29 maj, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë vetëm pak minuta pasi kishte lënë djalin e vogël në kopsht. Një prej autorëve të vetëdorëzuar Dorian Alia, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor. E gjithë historia nxorri blof ish Kryeministrin Sali Berisha i cili sapo doli lajmi i dhunimit, akuzoi se ishte hakmarrje primitive e Edi Ramës.

Autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi
- Dritan Nano, 58 vjeç nga Tirana - Organizatori - I ndaluar 
-Dorian Alia, 32 vjeç nga Tirana - Dhunuesi - U vetëdorëzua pasditen e 29 majit
-Elton Kasaj, 33 vjeç nga Tirana - Dhunuesi - Në kërkim 
-Drivald Alia, 21 vjeç nga Tirana - Dhunuesi - Në kërkim
-Romario Tabaku, 33 vjeç nga Tirana - largoi një nga autorët me makinë - Në kërkim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, një nga agresorët jepte para me fajde

1717156489_6400sokolmengjesidhedhunuesit368.jpeg

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në mesin e 3 personave në kërkim, njëri prej tyre jep para me fajde. Personi i dyshuar që jep para me fajde është Elton Kasaj.

Marrëveshja mes palëve (trashëgimtarëve dhe avokatit) është për të përfituar një përqindje të caktuar të pronës së fituar më gjyq, pra jo pagesë, por pjesë e pronës.

Ora 16:55
Nesër del para gjykatës organizatori i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi dhe dhëndri i tij dhunues

1717167447_dritannano.jpg

Nesër pritet të dalë para gjykatës Dritan Nano i arrestuar si organizator i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi të mërkurën, ende në koma në spital.

Bashkë me të, për masë del dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç u vetëdorëzua pas ngjarjes së rëndë duke dhënë dëshmi që faktoi edhe më shumë dyshimet e policisë, se pas dhunës fshihet Dritan Nano.

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit.

Ora 14:18
Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, Meta: Akt kriminal, trimërimi i banditëve vjen se shteti është kapur nga një kryehorr

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi duke e quajtur një akt kriminal. Meta tha se banditët trimërohen pasi shteti është kapur nga një kryehorr, referuar kryeministrit Edi Rama.

“Një akt kriminal, akt i qëllimshëm. Nuk ka asnjë justifikim, dihet nga vjen trimërimi i këtyre horrave dhe banditave. Nga fakti që shteti është kapur nga një kryehorr”, tha Meta.

Ora 12:46
Në gjendje të rëndë, Tonin Vocaj viziton avokatin Sokol Mëngjesi te Trauma

 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv.drejtori Alket Shatro kanë vizituar mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës avokatin Sokol Mëngjesi.

Mëngjesi u dhunua për shkak të detyrës më datë 29 maj dhe ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 31/05/2024 18:39

    polici leshi kemi ne...

    Përgjigju
  • Cfar policie kemi !: 31/05/2024 13:52

    Ne mes te tiranes nuk i kapin dot , ate qe vrau policin se kapen dot , bomben ne shkoder qe i vun gjygjtarit se kapen dot , policin ne shkoder qe e gjujten per ta vrar si kapen , ter kokat qe leshoj spaku urdher arreste si kapen asnje ! Ca behet kshu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë