Dhunohet avokati Sokol Mëngjesi, policia: Pala që fitoi gjyqin për pronën ku u ndërtuan kulla te Liqeni nuk e pagoi! Vetëdorëzohet njëri nga autorët, 3 në kërkim! Berisha del blof

TIRANË- Mëngjesin e kësaj të mërkure (29 maj 2024) rreth orës 08:50 kur avokati Sokol Mëngjesi kishte lënë djalin e vogël në kopshtin nr 31 në zonën e ish-Bllokut, tre persona i afrohen dhe e godasin me sende të forta, grushta dhe shkelma.

Avokati Sokol Mëngjesi, ish dekan i Fakultetit të Drejtësisë, i njohur nga publiku si mbrojtës i Sali Berishës pësoi fraktura të shumta në kokë dhe u dërgua në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, fillimisht në gjendje të stabilizuar, siç thanë burime zyrtare nga bluzat e bardha. Por, me kalimin e orëve, gjendja e avokatit u përkeqësua dhe pas drekës kaloi në gjendje të rëndë shëndetësore, i intubuar, në reanimacion.

5 persona rezultojnë të përfshirë në dhunën ndaj avokatit. Policia ka prangosur organizatorin Dritan Nano, ndërsa njëri prej dhunuesve Dorian Alia është vetëdorëzuar. 3 të rinjtë e tjerë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku janë në arrati ndërsa policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo jep informacion për vendndodhjen e tyre.

Dhunën barbare ndaj avokatit e ushtruan Dorian Aliaj 32 vjeç, Elton Kasaj 33 vjeç dhe Drivald Alia vetëm 21 vjeç. Nga këqyrja e pamjeve filmike hetuesit kanë kuptuar se autorët dhe avokati Mëngjesi kanë diskutuar fillimisht me njëri-tjetrin. Më pas ata e qëllojnë me grusht në fytyrë, pas kësaj ai përplaste në trotuar dhe pëson dëmtime në kokë. Më pas janë larguar me vrap siç duket edhe fotot të siguruar nga Report Tv.

Për t’u larguar përfundimisht nga vendngjarje tre dhunuesit i priste me  makinë Romario Tabakun 26-vjeç. Ngjarjen e zbardhi vetë drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, në një konferencë të posaçme për shtyp.

Të katër të rinjtë ishin organizuar për të dhunuar avokatin nga Dritan Nano, 58 vjeç, i cili ishte klient i studios Ligjore “ALTERUM SHPK” të Sokol Mëngjesit. Nano ishte një prej 8 trashëgimtarëve të pronës në digën e Liqenit ku janë ndërtuar kullat nga biznesmeni Bashkim Ulaj.

Ai së bashku me trashëgimtarët e tjerë ka fituar gjyqin deri në apel, të asistuar nga avokat Mëngjesi, por më pas ai i vetëm ka refuzuar të paguajë detyrimet sipas kontratës. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijojë shitja. Një muaj më parë të dyja palët kanë pasur një takim por s’kanë gjetur dakordësi. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore, ndërsa në fund ka zgjedhur dhunën.

E gjithë kjo histori nxjerr blof ish Kryeministrin Sali Berisha i cili sapo doli lajmi i dhunimit, përmes një deklarate të Rithemelimit, akuzoi se ngjarje ishte një hakmarrje primitive e Edi Ramës për shkak se avokat Mëngjesi ishte mbrojtës i ish Kryeministrit në GJKKO.

Kërkimet për tre autorët në arrati vijojnë ndërsa janë përfshirë edhe forcat RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë.  Nga viti 2009, Mëngjesi ka marrë licencën e avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë Shqipëri. Ai është një nga avokatët e ish-kryeministrin Sali Berisha në hetim nga SPAK për aferën “Partizani”, por ka pasur edhe të tjerë klientë VIP, kur ka mbrojtur Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi
- Dritan Nano, 58 vjeç nga Tirana - Organizatori - I ndaluar 
-Dorian Alia, 32 vjeç nga Tirana - Dhunuesi - U vetëdorëzua pasditen e 29 majit
-Elton Kasaj, 33 vjeç nga Tirana - Dhunuesi - Në kërkim 
-Drivald Alia, 21 vjeç nga Tirana - Dhunuesi - Në kërkim
-Romario Tabaku, 33 vjeç nga Tirana - largoi një nga autorët me makinë - Në kërkim

 

1716998460_autoretedhunes.jpg

Foto e 4 autorëve të dyshuar si dhunues të avokatit Sokol Mëngjesi, 29 maj 2024! Në mes dy prej autorëve duke vrapuar pas sulmit 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Braçe: Dhuna ndaj avokat Mëngjesit të ndëshkohet si sulm mbi institucionet! Neveri për Berishën që tha se u rrah me urdhër të Ramës

1717012850_mngjesi.jpg

Deputeti i PS Erion Braçe ka përgëzuar policinë për zbardhjen e sulmit ndaj avokat Sokol Mëngjesit në mes të ditës pranë kopshtit të djalit në Tiranë. Ai ka dënuar akuzat e Rithemelimit të Sali Berishës se pas sulmit qëndron Rama, pasi vetë policia thotë se ngjarja lidhej me detyrën.

“Keta jane autoret e rrahjes per vdekje, te avokatit Sokol Mengjesi! Nje bravo e madhe per Tonin Vocajn dhe gjithe trupen e policise se Tiranes qe u perfshi ne hetime deri tek keta autore te nje vrasjeje mbetur pa u konsumuar deri ne fund! Neveri edhe nje here me shume per Salih Berishen, trashëgimtaren e tij, gojtaren e tij, gjithe zulmen e tij te rithemeluar, qe shpallen me kopetence kriminale se rrahja per vdekje ishte veper e Edi Rames! Te kerkosh prej tyre te kerkojne ndjese eshte çmenduri!

Ata kurre nuk kerkuan falje qe vrane per te vjedhur e vodhen duke vrare; per nje shpifje me shume thjesht duhen neveritur edhe me shume! Nderkohe; Akti kriminal ndaj avokatit eshte me tej nje akti personal; Eshte akti kunder nje mbrojtesi roli i te cilit eshte kushtetues, institucion; cdo sulm mbi institucionin-kete here mbi institucionin e mbrojtjes, duhet ndeshkuar sic ne cdo sulm mbi institucionet. Policia ka gjithe mbeshtetjen per te arrestuar te gjithe autoret e ketij krimi”, shkruan Braçe.

Ora 20:46
Një prej autorëve të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ish-futbollist

1717008766_romariotabaku.jpg

Një prej autorëve të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është ish-futbollist i kampionatit shqiptar. Bëhet fjalë për Romario Tabakun, aktualisht i shpallur në kërkim për ndihmën që i dha autorëve të sulmit.

Romario Tabaku ka luajtur me moshat e Partizanit dhe Dinamos si është aktivizuar me Tërbunin e Pukës, ku ka luajtur në Kupën e Shqipërisë.

Tabaku, sipas policisë, ka transportuar tre autorët me automjetin tip “Audi” me targa “AB 696 JT”, duke i ndihmuar të largohen nga vendngjarja.

Sipas Policisë së Tiranës, sulmi ndodhi pasi Mëngjesi kishte fituar gjyqin për pronën e një familjeje në Tiranë, por këta të fundit nuk kishin pranuar t'i shlyenin detyrimet ndaj studios ligjore të avokatit.

Ora 20:08
Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Dritan Nano s’pranoi t'i paguante detyrimet avokatit! Përmbarimi bllokoi pronën dhe nuk lejoi shitjet

1716998460_autoretedhunes.jpg

Tetë trashgimtarë që i përfaqësonte si avokat Mëngjesi kanë fituar procesin gjyqësor për pronën. Paraprakisht, të gjithë kanë firmosur një kontratë për pagesat që do i jepnin avokatit në rast se gjyqi do të fitohej. Pas gjyqi është fituar, 7 prej palëve i kanë dhënë paratë Mëngjesit dhe studios së tij ligjore sipas kontratës së firmosur, përveç Dritan Nanos.

Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Fillimisht raportohet se kanë pasur një takim rreth një muaj më parë, por nuk kanë rënë dakord pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore. Momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar.

Ora 20:04
Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, Tritan Shehu shkon në spitalin e Traumës

1717004722_tritanshehu.jpg

Deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu ka shkuar në Spitalin e Traumës, aty ku gjendet i shtruar avokat Sokol Mëngjesi, pas dhunimit barbar nga katër persona në mes të Tiranës. Shehu është interesuar për gjendjen shëndetësore të avokatit i cili vazhdon të jetë i intubuar.

Ora 18:59
Sulmuan avokatin Sokol Mëngjesi, 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për të kapur autorët! U larguan me taksi drejt Astirit

Policia vë në dispozicion 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çojnë në kapjen e autorëve që sulmuan avokatin Sokol Mëngjesi. Konkretisht autor të sulmit janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. Dorian Alia ndërkohë është vetëdorëzuar në polici.

'Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, vazhdojnë operacionin për kërkimin, lokalizimin dhe kapjen e katër personave të shpallur në kërkim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon ndihmën e publikut për lokalizimin dhe kapjen e autorëve dhe për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve vë në dispozicion shumën prej 20 000 Euro, informacioni mund të jepet në numrin telefonik pa pagesë 112 si dhe në numrin celular +355694111546 (Informacioni mund të jepet në telefon ose WhatsAapp).'- njofton policia.

Drejtori i policisë së Tiranës tha se kanë qenë telefonatat e shumta që kanë bërë që kanë denoncuar krimin ndërkohë është marrë në pyetje organizatori

“Këta persona janë takuar 1 muaj para dhe kanë diskutuar për çështjen. Pas ngjarjes autorët janë ndarë dhe kanë lëvizur në dy drejtime. Njëri nga autorët ka lëvizur me metin Audi dhe autorët e tjerë kanë lëvizur në një drejtim tjetër me taksi në drejtim të Astirit”

Ora 18:43
Vetëdorëzohet njëri prej autorëve, Vocaj: Dhunuesit nuk janë të paguar, lidhje krushqie me njëri tjetrin

Drejtori I policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencë për median deklaroi se është vetëdorëzuar Dorian Aliaj, njëri prej 4 autorëve të sulmit ndaj avokatit Skënder Mëngjesi.

“Autorët nuk janë të paguar por janë në lidhje krushqie me njëri tjetrin.... Janë takuar një muaj më para para se të ndodhte ngjarja dhe janë konsultuar për ngjarjen’ tha Vocaj.

Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo që mund të ndihmojë  për të kryer arrestimin e tyre. 

Ora 18:38
Zbardhet sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, policia: Pala që mbrojti në një gjyq prone s'e pagoi, ndalohet organizatori Dritan Nano

 

Është zbardhur sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut. Policia ka identifikuar 4 autorë, 3 prej tyre kanë kryer sulmin, njëri ka shërbyer për transportimin e autorëve. Autorë të sulmit janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia, ndërsa Romario Tabaku, i ka transportuar me makinë, tip Audi me targë AB 696 JT).

Tre nga autorët janë në kërkim, ndërsa Dorian Alia është vetëdorëzuar. Organizator i këtij sulmi dhe urdhërues sipas policisë është Dritan Nano.

Nga veprimet hetimore rezulton se i dëmtuari Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të dëtyrës. Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”.

Po në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciativë i dyshurar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Avokati ka përfaqësuar një palë e cila ka fituar procesin gjyqësor si në shkallën e parë dhe të Apelit. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët. Kjo degë që ka organizuar dhe kryer sulmin nuk kanë rënë dakord me detyrimet që kanë pasur nënshkruar me këtë studio ligjore.’- tha Tonin Vocaj, drejtor i policisë Tiranë.

Deklarata e policisë

Jam sot këtu për të bërë me dije opinionin publik për masat e marr nga ana e Policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme më datë 29.05.2024, rreth orës 08:50, ku në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në rrugën “Pjetër Bogdani", tre persona kanë goditur me sende të forta shtetasin Sokol Mëngjesi, 45 vjeç, banues në Tiranë, me profesion avokat.
 
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
 
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, organizuan punën policore për marrjen e informacionit mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje, ku nga tërësia e veprimeve gjurmuese dhe precedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje kriminale, konkretisht shtetasve:

- Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici;
- Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë;
- Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;
- Romario Roberto Tabaku, 26 vjeç, banues në Tiranë (i cili ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT).

Nga veprimet hetimore rezulton se i dëmtuari Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të dëtyrës. Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”.

Po në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciativë i dyshurar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publik”, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79/a dhe 22 të Kodit penal.

Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, vazhdojnë operacionin për kërkimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon ndihmën e publikut për lokalizimin dhe kapjen e autorëve dhe për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve vë në dispozicion shumën prej 20 000 Euro, informacioni mund të jepet në numrin telefonik pa pagesë 112 si dhe në numrin celular +355694111546 (Informacioni mund të jepet në telefon ose WhatsAapp).

Ora 18:06
Nuk janë 3 por 4 autorët që dhunuan me levë avokatin Sokol Mëngjesi, ja emrat dhe fotot

1716998460_autoretedhunes.jpg

Policia e Tiranës deklaron se janë 4 autorët e sulmit me levë ndaj avokatit Sokol Mëngjesi  sot në mëngjes afër kopshtit të djalit të tij në zonën e ish bllokut në Tiranë.

Mësohet se ata janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija, dhe  Dorian Alia

Policia ka informuar se janë shoqëruar dy persona, mes tyre njëri prej vëllezërve të 4 të identifikuarve si autorë të sulmit.

Në orën 18:00, në DVP Tiranë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë do të dalë një konferencë për shtyp për të saktësuar nëse janë arrestuar apo jo.
 

 

Ora 17:36
Të veshur me të zeza dhe me kapele, Report Tv siguron pamjet e para të dy autorëve që sulmuan avokatin Sokol Mëngjesi

1716997125_autoret.jpg

Shqiptarja.com ka siguruar foton e dy, prej 4 autorëve, të cilët sulmuan me mjete të forta, mëngjesin e sotëm avokatin Sokol Mëngjesi në zonën e ish-Bllokut. Gazetari Sokol Dema ka siguruar foton e autorëve të cilët po largohen me vrap pas sulmit të kryer ndaj avokatit. Ato janë të veshur me të zeza dhe me kapele në kokë.

Deri tani dy persona janë shoqëruar në policinë e Tiranës si të dyshuar për dhunën ndaj avokatit.

Për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes, policia e Tiranës pritet të dalë me një konferencë për mediat në orën 18:00. Policia ka publikuar dhe foto dhe emrat e 4 autorëve të dyshuar si autorë të dhunës: Ata janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia, dhe  Dorian Alia.

Ora 16:49
Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, 2 të shoqëruar në policinë e Tiranës

1716992462_sokolmngjesi.jpg

Dy persona janë shoqëruar në policinë  e Tiranës si të dyshuar për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema.

Në pyetje po merret vëllai i njërit prej autorëve të identifikuarve nga policia.

Për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes, policia e Tiranës pritet të dalë me një konferencë për mediat në orën 18:00.

Ora 15:19
U dhunua nga 3 persona mëngjesin e sotëm në Tiranë, avokati Sokol Mëngjesi në gjendje të rëndë, futet në intubim

Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua me sende të forta mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë nga 3 persona, ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Gazetarja e Report Tv Xhoana Çollaku, raporton se avokati Mëngjesi është futur në intubim për shkak të dëmtimeve në pjesën e kokës.

Ai po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen dhe po ndiqet nga stafi mjekësor.

Ora 13:33
Avokati Sokol Mëngjesi i njihte sulmuesit! Fillimisht u godit me shpullë më pas me sende të forta

 

Policia ka identifikuar njërin prej 3 autoreve të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e sotëm pranë një kopshti fëmijësh në zonën e ish bllokut në Tiranë, sapo kishte lënë djalin e tij. 

Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema informon se policia ka ushtruar kontroll në banesën e këtij personi por nuk është gjetur dhe është shpallur në kërkim.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë përreth duket që autorët i janë afruar Mëngjesit dhe fillimisht e kanë qëlluar me shpulla. Në kamera duket se avokati i ka njohuar autorët pasi fillimisht komunikon me ta më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta, informon gazetari Sokol Dema. 

Ora 13:31
Tiranë/ Pamjet ku avokati Sokol Mëngjesi u sulmua nga 3 persona me të zeza dhe me kapele, vendi ka kamera sigurie

 

Report Tv sjell pamjet e vendit ku mëngjesin e sotëm u sulmua me levë dhe sende të forta avokati Sokol Mëngjesi.

Ngjarja ka ndodhur sapo avokati ka lënë djalin në kopsht në rrugën ‘Pjetër Bogdani’ në zonën e ish Bllokut nw Tiranw.  Në pamjet e filmuara pak pas ngjarjes ndodhet një makinë policie dhe efektivë policie ndërkohë që përreth, bizneset e zonës kanë instaluar kamera  sigurie. Pritet që pamjet e filmuara nga ata të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Mësohet se autorët kanë qenë me kapele dhe të veshur me të zeza.

Ora 13:14
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Nuk është rast i izoluar, kërkojmë hetimin e plotë dhe të pavarur

1716981455_1648202514Screenshot2.jpg

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar lidhur me dhunimin ditën e sotme ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Ky i fundit u dhunua nga tre persona teksa la djalin në kopsht, u zu në pritë nga persona të paidentifikuar të cilët e goditën me leva duke i shkaktuar fraktuar në kokë dhe në ballë.

Mëngjesi aktualisht është në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore. Dhoma e Avokatisë kërkon zbardhjen e ngjarjes, duke u shprehur se ky nuk është një rast i izoluar

'Dhoma e Avokatise se Shqiperise shpreh shqetesimin e thelle lidhur me dhunen e rende fizike te ushtruar, mengjesin e dites se sotme, ndaj avokatit Sokol Mengjesi, anetar i Dhomes se Avokatise se Tiranes. Avokati eshte goditur disa here ne koke me leve dhe per shkak te plageve te marra eshte shtruar ne spital.

Ky nuk eshte rast i izoluar i ushtrimit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj avokateve ne Shqiperi, duke rikujtuar aktin e fundit te paprecedentit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj nje avokati ne Dhomen e Avokatise Lezhe, ne muajin Prill te ketij viti. Kercenimi i avokateve, sidomos per shkaqe qe lidhen me ushtrimin e detyres jo vetem cenojne rende misionin e avokatit ne ushtrim te profesionit te tij, por krijojne situata te veshtira qe duhen te vleresohen maksimalisht.

Bazuar sa me siper Dhoma e Avokateve te Shqiperise i kerkon autoriteteve zyrtare te kryejne nje hetim te plote dhe te pavarur brenda nje kohe sa me te shkurter lidhur kete ngjarje te rende.

Njekohesisht garantojme te gjithe avokatet ne Republiken e Shqiperise se Dhoma e Avokatise e Shqiperise do te jete ne krah te cdo avokati ndaj te cilit ushtrohet dhune e çfardo lloji nga kushdo qofte, pavaresisht se nga kush dirigjohet dhuna.

Shprehemi besimplote se reagimi yne do te sherbeje si këmbanë alarmi per organet ligjzbatuese jo vetem per kete rast por edhe per raste te tjera qe cenojne sigurine e jetes se avokateve dhe te familjeve te tyre.', ka qenë reagimi i Dhomës së Avokatisë.

Ora 12:46
VIDEO/ Dhunohet avokati Mëngjesi, ka fraktura të shumta në kokë e ballë! Drejtori i Policisë Vocaj e viziton tek Trauma

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka shkuar në spitalin e Traumës për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi i cili u dhunua mëngjesin e sotëm në zonën e Ish Bllokut.

Avokati Sokol Mëngjesi ende po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, sipas burimeve nga Truama ka fraktura të shumta në kokë dhe në pjesën e ballit.

Ora 12:33
Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi: Të zbulohen autorët dhe motivi

 

Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi dhe i uron shërim sa më të shpejtë të kolegut të tyre.

"Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm.  Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit' thuhet në njoftimin për median. 

Ora 12:15
Dhunohet avokati! Sokol Mëngjesi tek Trauma me frakturë në kokë e dëmtime në trup! Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

 

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur sot në zonën e ish Bllokut ku persona ende të paidentifikuar kanë goditur me levë e sende të forta avokatin Sokol Mëngjesi.

Autorët duket që e kanë planifikuar sulmin.

Nga ajo çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë se 3 autorët pasi afrohen e qëllojnë menjëherë me leva e sende të forta, ndërsa nuk kanë qenë të maskuar. Po vijon puna për t'i identifikuar, grupet po mbledhin dhe kamerat e tjera për të bërë të mundur gjurminin e autorëve

Mëngjesi nuk është marrë në pyetje akoma, pritet të merret në një moment të dytë pasi vijon të jetë në ekzaminim mjekësor. 

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin Sokol Mëngjesi, me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve", informoi sot policia e Tiranës

Ora 10:00
U dhunua teksa çonte djalin në kopsht, Kush është Sokol Mëngjesi? Pedagogu i drejtësisë, avokat i Berishës, por edhe i Zotos e Mërtirit

1716979040_sokolmengjesi.jpg

Foto: Sokol Mengjesi dhe vendi ku u sulmua

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut sapo kishte çuar fëmijën në kopsht.

Sokol Mëngjesi është diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin e Drejtësisë Democritus në Greqi. Po në Greqi, nga viti 2004 deri në vitin 2006 ka ndjekur Masterin Shkencor në të Drejtën Penale dhe Kriminalistikë, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Democritus.

Në po të njëjtin universitet ka marrë edhe titullin ‘Doktor i Shkencave’ Juridike në mars 2010. Në korrik 2016 Mëngjesi ka marrë titullin akademik ‘Profesor’. Në Universitetin Democritus ku ka mbaruar studimet akademike, Mëngjesi ka qenë pedagog i Jashtëm në Departamentin e së Drejtës Penale në periudhën nëntor 2005 deri Janar 2008. Në periudhën Shtator 2004 deri Janar 2008 ka punuar si asistent avokat pranë Av. Prof. Dr. Stefano Pavlu, Selanik – Greqi.

Mëngjesi ka qenë dekan në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe prej 2010 është pedagog në Departamentin e së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Nga viti 2009, Mëngjesi ka marrë licencën e avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë Shqipëri, ndërsa është edhe një prej mbrojtësve të ish-kryeministrit Sali Berisha.. Ai është gjithashtu avokat edhe i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 29/05/2024 22:46

    Edhe aq keq nuk me vjen. Kur e merr se cfare monstrash te peshtira mbron. Sali Berisha sa jete njerezish ka marr? Zoto e Mertiri sa kane grabitur nga taksat tona? Ne fund sulmi i erdhi per ceshtje perqindje dhe metrash katror. Si e fitoi ceshtjen per ish pronaret ky? Se ishte i zoti? Apo ashtu sic i fitojne ceshtjet aavokatet me emer pasi njohin dhe ndajne paret me te gjithe gjyqtaret e sistemit tone te kalbur.

    Përgjigju
    • Eri: 30/05/2024 09:44

      Avokatet e " zote' tashme nuk paguhen me tarifat e përcaktuara me ligj por bejne akt marveshje me pagese pronash. Avokatet jane sekseret me te sigurt te gjyqtarve. Jo vetem qe hane djersen e qytetarit me pazare te ndyra duke manipuluar edhe palet kundërshtare padrejtësisht por te shtypin dhe te tallin pa mëshire pasi te vjedhin. O njerez ju avokat e gjyqtare mjaft e vodhet djersen dhe jeten e tjetrit se harram do I keni tere jeten. Ju gjyqtare qe beni lojra neper sallat e gjygjit duke ju bere kurthe qytetarëve nëpërmjet avokateve qe vet ata kane paguar per ti mbrojtur, mos kujtoni se do gëzoni me djersen e qytetarit se natyra eshte inteligjente. Atëherë kur nuk e prisni ateher do kujtoheni se sa jete keni shkaterruar me ato pazaret e ndyra.

    • Gysi: 30/05/2024 09:23

      ka konflikt interesi me gjokutajn prandaj shkruante letra anoniime muti

  • Real: 29/05/2024 16:10

    Eshte vrasje e mbetur ne tentave dhe jo rrahje. Policia dhe prokuroria duhet ta zbardhin brenda 24 oreve kete krim qe ti prese rrugen abuzimit dhe spekulimeve. Vrasje e mbetur ne tentative nga grup i strukturuar krimimal, kjo duhet te jete akuza per te paburrat qe bejne te tilla krime te shemtuara.

    Përgjigju
    • Madrid: 30/05/2024 02:59

      Mire e ke kapur filmin. Pordhicia jone me Tonin (Frrok) Vocaj e "zbardhi" sic di me zbardh ai sidomos kur ia kerkojne "shefat", si dje nen plehrat e PD ashtu sot keta te PS. Ndersa nje protestues hedhes molotivi kuturu e "procedojne" per vrasje me dashje mbetur ne tentative (???) grupin e sotem e nxjerr si konflikt casti me te demtuar! Bukur bukur.

    • 313: 30/05/2024 00:03

      eshte vrasje e funksionarve publik prokur gjykats avokat ose ushtarak neni 79a (ne tentative) denohet jo me pak se 30 vjet deri ose me te perjetshem. Kshu qe kto cunat me mire ta kishin vra se njesoj do e bejn burgun.

  • Kjo esht veper e sales: 29/05/2024 15:53

    Po ketij mir ja kan ber se ka marr njerz ne qaf e ka marr lek esht milioner . Ishalla zbehet me per ket jet

    Përgjigju
  • Redi: 29/05/2024 15:28

    Foltorja e dritares si gjithmone vazhdon e nxierr jashteqitje nga goja stili babale... O zot sa te peshtire qe jane ...

    Përgjigju
  • sajmir: 29/05/2024 13:50

    E keqja e këtij lloj sistemi jane avokatet te cilat luajnë me dy porta dhe shembelltyra e kesaj eshte ky person qe dhe po ta kishin vrare mire do kishin bere sepse hallexhi te jep sa kërkon dhe ti e tradheton.Kjo ceshtje ska lidhje me NON GRATEN....

    Përgjigju
    • Artan: 30/05/2024 08:08

      O Rrapo,o trapo,domethene sipas teje avokati nuk ka moral

    • Rrapo: 29/05/2024 16:16

      O debil avokati punon me sa porta ka qef prandaj eshte avokat.O kafshe qe kur te lexon cfare shkruan ste vjen keq fare nese si ben me barre kesaj toke ti.

  • ISH POLICI: 29/05/2024 13:40

    Kjo është e turpshme ,tëshkuara.Incidenti për mua është iinskenuar(sps) ijep mundësi të fitojë kohë klienti itij kryesor,të ngrej tymnaja,dhe e dyta ka borxhe për shkak të punës.Tonin Vocaj e vizitoj apo do emarë në pyetje.Përse të duhet Gjokutaj o Tonin?.

    Përgjigju
  • Ilir: 29/05/2024 13:27

    Kush eshte i interesuar te rrahi avokatin e Berishes pervece se Berishes? Nuk rrahu gjokutaj se ai i duhet per televizionet e bla blate qe llomotis...rrahu kete te shkretin per kurban...dmth me rrahin avokatin sepse e kane me mua, per te bere rremuje

    Përgjigju
  • asolingo: 29/05/2024 13:16

    Harruam serialin BABALE apo prishje pazaresh????

    Përgjigju
  • filip: 29/05/2024 12:47

    Ky eshte nje ndyrësira qe ka mare plot njerëz ne qafe prandaj mire ja kane bere se e meriton.

    Përgjigju
  • NANI: 29/05/2024 12:40

    krimi i organizuar ka lidhje me politiken. prandaj kane frike qytetaret te denoncojne

    Përgjigju
  • Goni: 29/05/2024 12:20

    Avukati eshte njeriu me i mire dhe i zoti ne profesjon por pse nuk qelluan gjokuten avukatin kamikaz por Sokoli e kane bere njerzit e berishes per te kriju kauz tjeter tja hedhin qeveris

    Përgjigju
  • Ariu: 29/05/2024 12:06

    Saliu e ka rrahur, kete se njihte as hyrja ku banon,pse duhet te rrihnin kete dhe jo ate derkucin Genc Gjokutaj?!

    Përgjigju
    • Ferma: 29/05/2024 13:19

      Po po derkucin e rrumbullaket Gjokutaj

    • Horu: 29/05/2024 12:53

      ???????????????????? derkucin o sa kam qesh je i modh

  • Franci: 29/05/2024 10:38

    Për mendimin tim janë bandat e Sali Berishës që e kanë goditur! për ta akuzuar Ramën! kjo është djallzi e kriminelit Berisha për destabilizim

    Përgjigju
    • titi kavajes: 29/05/2024 12:52

      merrni kamerat kaq. gjendet autori, te rrihet autori per 5 ore rresht, dhe e shihini pastaj se goxojne apo jo te prekin njerezit. maloker kane qene.

    • Nuri: 29/05/2024 11:07

      ti je dhe avukati Doktorrit mor laluc, si flet kshu mor?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë