Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Dogjani tek 'Komisoni i Ligjeve': Bandat dhe krimi nuk ka frikë nga ligji! Bushka: Dhuna e papranueshme

 

Dy persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar avokatin Sokol Mëngjesin, që njihet dhe si një nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha

Kjo ngjarje është bërë temë diskutimi edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani kërkoi që autorët të arrestohen sa më parë. Ngjarja u dënua dhe nga kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka.

“Një avokat është goditur me levë në mes të bllokut ditëne sotme dhe kjo tregon se bandat dhe krimi nuk ka frikë nga ligji dhe se qytetarët janë të pasigurte në këtë vend. E dënoj këtë dhunë të ushtruar ndaj avokatit dhe i kërkoj organeve ligjzbatuese që personat përgjegjës të vihen para përgjegjësisë penale” tha Asllan Dogjani

 Ndërkohë kryetarja e Komisionit, Bushka u shpreh se organet e rendit po punojnë për zbardhjen e saj.

“Dënojmë aktin e dhunës. Thirrje organeve të nxjerrin para përgjegjësisë fajtorët, pa dalë ne në konkluzione. Jam e bindur që organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën. Uroj që zoti Mëngjesi të rikuperohet", tha Bushka. 


Lajmi kryesor:

Dhunohet avokati Sokol Mëngjesi, Berisha e Rithemelimi: Me urdhër nga Rama! Balla përgjigjet: Kati i 8, kazan me helm


S.B/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)