Rasti i dhunë mes edukatorës dhe drejtoreshës së një kopshti në Korçë ka bërë që sot të ketë një reagim nga ana e Drejtorisë Arsimore. Sipas drejtuesit të këtij institucioni, në lidhje me rastin po pritën sqarimet e fundit dhe më pas do të merren masat e duhura për të dya protagonistet.
Një ditë pas publikimit të incidentit të rregjistruar në një nga kopshtet e qytetit të Korcës ku një edukatore ka akuzuar drejtoreshën e instiucionit se e ka dhunuar fizikisht ka reaguar edhe Drejtoria Arsimore Rajonale në Korçë. Drejtuesi i saj Kristaq Grabocka ka sqaruar se rasti është duke u shqyrtuar sëipas ligjit dhe do verifikohen veprimet e të dyja protagonisteve.
Drejtuesi i DAR Korçë Kristaq Grabocka sqaron se:Drejtoria arsimore është duke vlerësuar maksimalisht dhe do të ofrojë të gjithë mbështetjen e saj për tu zgjidhur sa më shpejtë të jetë e mundur nga organet të cilat e kanë marë në dorë këtë çështje. Besoj se do ketë masa, menjëherë do të thirret komisjoni I etikës dhe disiplinës nga drejtoria arsimore kur të ketë marë përfundimet e Komisionit të institucionit arsimorë dhe këtu do të vendosim pastaj për të marë masat për të dyja protagonistet.
Një ditë më parë edukatorja Suzana Brahimllari denoncoi dhunën e ushtruar ndaj saj nga drejtoresha e institucionit Laureta Asllani në kopshtin ku punonte.
Edukatorja e dhunuar Suzana Brahimllari tregon se: "Ajo më zuri derën e drejtorisë, më goditi, më tërhoqi zvarrë nëpër shkallë, nuk kishte asnjë dëshmitarë, i shpëtova nga duart, më ka bërë tërë shenja dhe futem në klasë. Në kalsë ishin fëmijët, na bërtiti mësuesja tjetër duke na u lutur se po dhunohen fëmijët. Vazhdonte të më tërhiqte. I thashë ta mbyllim me kaq, të fotokopjoj fletën dhe e mbyllim këtu".
Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO