Dhuna ndaj Gjokës/ Vllaznia e bashkia:
E qëllimshme, të shtyhet ndeshja me Luftëtarin

Dhuna ndaj Gjokës/ Vllaznia e bashkia:<br />E qëllimshme, të shtyhet ndeshja me Luftëtarin<br>
Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia e kanë dënuar me vendosmëri dhunën e ushtruar sot ndaj trajnerit të ekipit të qytetit, Ernest Gjoka.

Klubi dhe Bashkia e konsiderojnë një akt të mirëmneduar dhe të qëllimshëm sulmin ndaj Gkjokës, duke parë edhe momentin e mirë që po kalon Vllaznia.

Në këto kushte, bashkia dhe klubi kanë bërë të ditur se do t’i këkrojnë FSHF-së që të shtyjë ndeshjen mes Vllaznisë dhe Luftëtarit.

Ja njoftimi i plotë:

Bashkia e Shkodres dhe KF Vllaznia jane njohur me ngjarjen e rende te ndodhur pasditen e sotme ne Fushen e Lekurave, ku pas stervitjes eshte goditur dhe kercenuar me jete traineri i ekipit te pare Ernest Gjoka.

Menjehere, traineri Gjoka, drejtuesit e Bashkise dhe te Klubit, kane komunikuar me Policine e Shtetit duke i vene ne dijeni per ngjarjen si dhe duke u kerkuar zbardhjen e plote te saj dhe arrestimin e agresorit.

Ky akt i turpshem, i cili nuk ka lidhje me qytetarine e spikatur shkodrane, denohet me vendosmerine me te madhe nga ana e Bashkise, Klubit, stafit drejtues- teknik dhe futbollisteve. Nuk perjashtojme mundesine e nje prapavije te qellimte, ndoshta edhe te sponsorizuar por qe mbetet ne duart e organeve kompetente qe te zbardhet plotesisht.

Aktin e goditjes dhe te kercenimit me jete me arme te ftohte- thike te trainerit Gjoka, futbollistet, stafi teknik dhe drejtues i KF Vllaznia, Bashkia e Shkodres dhe tifozet e shumte e konsiderojne si goditje te qellimshme, te miremenduar te dikujt/disave qe duan te demtojne Vllaznine ne momentin e saj ndoshta me te mire.

Ne keto kushte Klubi dhe Bashkia e Shkodrës do t’i kerkojne FSHF-se shtyrjen e takimit me Luftetarin ne Gjirokaster ne nje date tjeter.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron