Dhuna ndaj Ilnicës, Mijatoviç:
S'mund të tolerohet, të nis hetimi

Sulmi ndaj gazetarit sportiv Eduard Ilnica është dënuar edhe nga përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović, e cila i bën thirrje autoriteteve shqiptare të realizojnë një hetim të shpejtë dhe të plotë të incidentit.

 “E dënoj këtë sulm; dhuna ndaj gazetarëve nuk duhet tëtolerohet”, u shpreh Mijatović ndërsa përshëndet reagimin e shpejtë të policisë duke shpresuar që hetimi të japë rezultate dhe të çojë të gjithë fajtorët para drejtësisë.”

Gazetari sportiv Eduard Ilnica është sulmuar fizikisht dhe është rrahur në mënyrë brutale nga presidenti i Klubit Sportiv Kastrioti, Alban Vogli në mes të kryeqytetit pas shkrimit që bëri për ngjarjet e pahijshme në fushën e blertë gjatw ndeshjes Korabi-Kastrioti.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet