TIRANE - Komiteti Shqiptar i Helsinkit dënon dhunën e ushtruar ndaj kandidatit të FRD-së në Fier Mit’hat Hoxha.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp KSHH e quan "akt barbar" ngjarjen e 9 qershorit 2013 dhe i sugjeron forcave të policisë të rrisin masat për të parandaluar incidentet. Gjithashtu i kërkon partive politike të shmangun gjuhën e urrejtjes.
 
“KSHH u sugjeron organeve të policisë së shtetit, që veçanërisht në këto pak ditë që na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, të rrisin forcën e tyre zbuluese dhe parandaluese ndaj veprimtarisë keqbërëse, të sigurojnë rendin, jetën dhe shëndetin e shtetasve. KSHH ju bën thirrje të gjitha subjekteve zgjedhore të angazhuara në fushatë që të shmangin gjuhën e urrejtjes, fyerjet dhe akuzat e ndërsjella, të cilat në mënyrë direkte ose indirekte nxitin ose favorizojnë akte të rënda kriminale si kjo e datës 9 qershor, në dëm të z. Mit’hat Hoxha”- informon KSHH nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)