Lorenc Lala, i njohur edhe si Kristian Lala dhe Ilir Lamberti, 49 vjeç, lindur në Lushnje, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë.

Lala ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, me vendim Nr. 691, datë 01.10.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: “Vrasje për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Lala dyshohet se ka bashkëpunuar me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Lulzim Spahijan, Enriko Xhahysan dhe Bledar Berberin për të kryer vrasjen e Albi Bashaliut, më 27 dhjetor 2021 në Gjocaj, Peqin. Ai dyshohet se ka dhënë 50 mijë euro për vrasjen e Bashaliut dhe ka siguruar armët dhe mjetet e transportit për grupin kriminal, si dhe largimin nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The  Ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit:

-L. L. alias K. L. alias I. L., 49 vjeç, lindur në Lushnjë.

 Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.10.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

  49-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit L. H., A. T., L. S., E. Xh. dhe B. B., për të kryer vrasjen e shtetasit A. B., më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin.

Ai dyshohet se ka siguruar armët për kryerjen e këtij krimi dhe mjetet e transportit për largimin e pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal, nga vendi i ngjarjes.