Policia e Dibrës ka zbardhur sot dinamikën e e ngjarjes së një nate më parë ku u dhunua në mënyrë barbare kreu i Njësisë Administratove Tomin, Nuri Meda, ku ka prangosur njërin prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim tjetrin.

Fillimisht policia arrestoi Qazim Mudën, i cili u lirua pas disa orësh. 43-vjecari u ndalua si i dyshuar si një nga autorët e dhunimit të administratorit të njësisë Tomin, Nuri Meda.

Sipas policisë lirimi i tij është bërë pasi administratori i dhunuar nuk e ka kallëzuar Qazim Mudën për dhunë ndaj tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se Nuri Meda ka denoncuar për dhunë vetëm 34-vjecarin Dritan Selishta. Selishta vijon të jetë ende në kërkim nga policia, pasi ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

 
Ja komunikata e policisë Dibër
Më datë 09.09.2016 u arrestua në flagrancë shtetasi Qazim Muda, vjeç 43, banues në fshatin Pilafe, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e punohet për kapjen e shtetasit D.S, vjeç 34, banues në fshatin Brezhdan, pasi dyshohet se më datë 08.09.2016, në fshatin Pilafe, për shkak të detyrës, kanë goditur me grushta e shkelma shtetasin N.M, vjeç 58, administrator i Njësisë Administrative Tomin. Neni 237 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(Al.Ç/F.T/shqiptarja.com)