Lidhur me projektin në Zvërnec, Rama thotë se kundërshtarët e këtij investimi nuk e duan. Ai ritheksoi se sjellja e kompanisë së sigurisë dhe Policisë së Vlorës ishte “e neveritshme”, por për këtë pati reagimin e duhur nga strukturat shtetërore.

“Sulmet politike mbi projektin, nga forca të brendshme që predikojnë ose të kthehemi në komunizëm, ose urrejtjen ndaj shteteve të tjera ose forca të jashtme, nuk e duan këtë projekt. Kjo është konkurrencë. Ne kemi hyrë në një territor shumë të ndryshëm nga ai që kemi qenë. Ky, siç e ka ngritur vëmendjen globale ndaj Shqipërisë, do të ngrejë nivelin e saj.

Sjellja e kompanisë së sigurisë ishte e neveritshme dhe jo më pak e neveritshme ishte sjellja e drejtuesve të sigurisë vendore, gjë për të cilën ka pasur reagim të menjëhershëm nga ana e lidershipit të Policisë së Shtetit, qoftë me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Vlorës dhe vendosjen nën hetim të gjithë zinxhirit, heqjen e licencës së kompanisë, arrestimin dhe ndjekjen penale të sigurisë. Nuk di se çfarë tjetër mund të bëjë shteti. Nuk ka asnjë relativizim të dhunës, edhe për atë relativizim, u kërkua ndjesë, u bë edhe shkarkimi dhe vendosja nën hetim e gjithë zinxhirit”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’, Rama: Investim 4 mld euro nga Katari, Pishë-Poro zonë e mbrojtur kategoria 5, por lejon zhvillimin! Toka iu ble pronarëve, policia t’i arrestonte në vend ata që morën zvarrë qytetarin