Dhuna ndaj shqiptarëve, rrezikohet
vizita e Edi Ramës në Beograd

Dhuna ndaj shqiptarëve, rrezikohet<br />vizita e Edi Ramës në Beograd
TIRANE - Më shumë se sa një ngjarje sportive ajo që ndodhi në stadiumin e “Partizanit” të Beogradit ka marrë konotacion politik. Deklaratat e krerërëve më të lart serb me një gjuhë aspak korrekte ndaj shqiptarëve, ka bërë që vizita e kryeministrit Rama që pritet të zhvillohet në 22 tetor në Beograd të vihet në pikpyetje. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një reagim zyrtar të bërë dje la të hapura opsionet që do të ndiqen për këtë vizitë duke mos dhënë një konfirmim zyrtar. Sipas kreut të diplomacisë, qeveria shqiptare kërkon që sporti dhe huliganizmi të kenë vija të ndara nga njëra tjetra, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk i shërbejnë aspak marrëdhënieve mes dy vendeve.

...
Tirana zyrtare dënoi aktet brutale të dhunës ndaj lojtarëve të ekipit tonë kombëtar të futbollit në fushën e blertë të Beogradit nga huliganët serbë. Në një konferencë të posaçme për gazetarët, ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati tha se provokimet nisën nga tifozët serbë që në çeljen e ndeshjes Serbi-Shqipëri mbrëmjen e së martës në stadiumin Partizani, shumë kohë para se flamuri kuq e zi të valëvitej mbi Beograd.

Bushati tha se tifozët përdhosën himnin tonë kombëtar në prani të autoriteteve më të lartë të shtetit serb, duke lëshuar thirrje urrejtjeje dhe fyese ndërsa kombëtarja jonë këndonte himnin. Po ashtu, tifozët serbë tha Bushati, kanë fyer edhe të ftuarit shqiptarë që ndodheshin në tribunën VIP të stadiumit të Beogradit, me gjeste ofenduese. Ministri i Punëve të Jashtme përmendi faktin se ndaj lojtarëve shqiptarë është qëlluar në mënyrë sistematike në fushë me hedhje të objekteve të ndryshëm. Edhe pas pezullimit të ndeshjes tha Bushati, kombëtarja dhe të ftuarit shqiptare u gjendën në një situatë presioni psikologjik të pashoq. 

Ministri Bushati tha se pavarësisht situatës së krijuar, shqiptarët duhet që të ruajnë qetësinë. I pyetur nëse mund të ketë një anulim të mundshëm të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd në datën 22, Bushati sqaroi se politika nuk duhet të ngatërrohet me sportin. Megjithatë çdo mundësi është e hapur.
 
Bushati u ndal edhe te pala serbe, e cila sipas tij nuk ishte e gatshme të bashkëpunonte për të qetësuar situatën, duke mos pranuar as tentativat për komunikim direkt mes krerëve të institucioneve të dy vendeve. Ministri Bushati kritikoi ministrin e jashtëm Serb Ivica Daçiç, se ka mbajtur qëndrim me dy standarde, duke i kujtuar qëndrimin në vitin 2010, ndaj një episodi të ngjashëm në ndeshjen me Italinë. 

"Kam kërkuar zyrtarisht komunikim të drejtpërdrejtë edhe me homologun Ivica Dacic, me synim zhbllokimin e  kësaj situate, komunikim i cili nuk u realizua për shkak të mungesës së disponibilitetit të palës serb", tha Bushati.

 
Bushati:Rama do shkojë në Beograd, por opsionet mbeten të hapura 
“Sa i përket vizitës së Ramës në Beograd, qëndrimi i qeverisë shqiptare është i qartë, sporti, politika dhe huliganizmi të kenë vija të qarta të ndara. Qëllimi i qeverisë shqiptare dhe i vizitës së kryeministri  në Serbi i kthjellët, por në të njëjtën kohë të gjitha mundësitë janë të hapura. Shqipëria ka një rol promovues të stabilitetit të rajonit”.

Bushati: Olsi Rama nuk është arrestuar, keqinformim nga kabineti i kryeministrisë serbe
“Olsi Rama ka qenë në kapacitetin e njerëzve të zakonshëm, pjesë e atyre që ishin me federatën në tribunën VIP. Rasti në fjalë keqinformim. Serbia është në një kurs evropian, ashtu edhe si ne ku parimet e së drejtës e mikpritjes janë të shenjta. Rruga se si mund të adresohen pretendime të tilla është përmes fakteve. Ne dëshirojmë që ngjarjet që shoqëruan dhe ndodhën në Beograd edhe pas përfundimit të ndeshjes të mos shfrytëzohen nga qarqe të caktuar serbe. Jemi të gatshëm për të ecur përpara. E dimë shumë mirë që ka dallime mes nesh”.
 
Bushati: Zbardhja e ngjarjes, rëndësi kyçe, ndëshkim përgjegjësve
“Besojmë se zbardhja e ngjarjes është e një rëndësie kyçe. Edhe autoritetet më të larta të futbollit kërkojnë hetim dhe ndëshkim shembullor ndaj atyre që mbajnë përgjegjësi. Ka raportime në terren për akte dhune nga segmente të caktuar të Serbisë. Ne kemi qenë të qartë që në krye të herës që çdo çështje ta komunikojmë me autoritete serbe.  I keqardhur që nuk kemi gjetur disponilitet, jemi në kontakte me partnerët”
 
Bushati: Progresi nuk matet nga zyra e propagandës së Kryeministrit serb
“Çdo sekuencë dhune do të adresohet në rrugët përkatëse. Besoj se KE është e angazhuar. Kjo është mënyra si matet progresi i dy vendeve dhe jo nga zyra e propagandës së kryeministrit serb. Shqipëria dënon të gjitha aktet e dhunës që shoqëruan këtë ndeshje. Nxisim autoritetet serbe të nisin hetime dhe t’i faktojnë akuzat. Duhet të tërhiqen nga dhuna”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim