Dhuna ndaj të burgosurit shqiptar në Greqi, reagon Ministria greke e drejtësisë: Po hetohen përgjegjësit

Dhuna ndaj të burgosurit shqiptar në Greqi, reagon Ministria greke e drejtësisë: Po hetohen përgjegjësit

Aleksande Luca

Të papranueshme e ka konsideruar Ministria Greke e Drejtësisë sulmin ndaj 19 vjeçarit shqiptar, i cili u dhunua në qelinë e tij të paraburgimit nga një grup të burgosurish të tjerë në Burgun e Avlonës në Greqi.

19-vjeçari shqiptar, është akuzuar si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së studentes greke Eleni Tofaloudi në ishullin Rodos, u dhunua nga të burgosurit e tjerë në qelitë e paraburgimit të Avlonës.

Teksa e cilëson një incident dhunën e ndodhur në qelinë e paraburgimit ndaj shqiptarit 19-vjeçar, Ministria e Drejtësisë greke njofton se ka nisur hetimet për rastin dhe për të burgosurit e përfshirë në dhunën e ushtruar ndaj shqiptarit, do të ketë procedim penal dhe ata do të vihen para përgjegjesisë.

Ndërkohë mediat bëjnë te diturse pas trajtimit që mori në spital, Aleksandër Luca është dërguar në një tjetër burg për të garantuar sigurinë e tij. 

“I paraburgosuri 19-vjecar ishte vendosur në një dhomë të veçantë pas urdhrave të qarta të Ministrisë për mbrojtjen dhe sigurinë e tij. Megjithatë, dje pasdite u sulmua në qelinë e tij nga të burgosurit e tjerë dhe u dërgua në qendrën shëndetësore Kapandritiou dhe më pas në spitalin Evangelismos për kontroll. Ai u trajtua dhe nuk ishte e nevojshme shtrimi në spital, dhe u kthye në burg. Ka nisur një hetim disiplinor për incidentin dhe hetim penal për të burgosurit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë greke të Drejtësisë.

I riu shqiptar, 19 vjeç është rrahur barbarisht ditën e djeshme në qelinë e tij, te paraburgimit nga disa të burgosur të tjerë të cilët gjatë gjithë kohës e dhunonin duke i bërë pyetje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 11/12/2018 16:31

    Ai do vra Se shum mor ta rrifte ate grekun. Po pse e rrifni ju o ju qi... robt Ta vrasim edhe kte vrasisin grek ne shqipri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë